TAGS-AT E JAVËS

Politike 3 Prill 2026, 12:44

Hetimet e SPAK për AKSHI-n, PD kërkesë në Kuvend për ngritjen e Komisionit Hetimor: Të mbrohen të dhënat e qytetarëve

Shkruar nga Pamfleti

Hetimet e SPAK për AKSHI-n, PD kërkesë në Kuvend për

Partia Demokratike ka depozituar në Kuvend një kërkesë për ngritjen e një Komisioni Hetimor lidhur me skandalin e Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI), si dhe hetimet e SPAK, ku të pandehurit dyshohet se kanë vepruar si një grup i strukturuar kriminal, duke përfshirë pengmarrje dhe manipulim tenderash.

Përmes kësaj nisme, PD synon të vlerësojë nivelin e sigurisë kibernetike dhe mbrojtjen e të dhënave të qytetarëve, si dhe të analizojë rreziqet për sigurinë kombëtare dhe detyrimet që rrjedhin nga anëtarësimi i Shqipërisë në NATO.

Në kërkesën drejtuar kryetarit të Kuvendit, Niko Peleshi, opozita evidenton akuzat e ngritura nga SPAK ndaj ish-drejtoreshës së AKSHI-t, Mirlinda Karçanaj, zëvendëses së saj Hava Delibashi, biznesmenëve Ergys Agasi dhe Ermal Beqiri, si dhe zyrtarit të policisë Erion Ismaili. Sipas Prokurorisë, ata akuzohen për heqje të paligjshme të lirisë, shkelje të barazisë në tendera, pastrim parash dhe pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal.

Duke iu referuar disa rasteve konkrete, PD thekson se Kuvendi duhet të ndërhyjë brenda kompetencave të tij, pasi sipas saj qytetarët janë ekspozuar vazhdimisht ndaj rrjedhjes së të dhënave, infrastruktura kritike shtetërore është aksesuar nga kompani private me interesa kriminale dhe Shqipëria paraqet rrezik potencial në arkitekturën e sigurisë së NATO-s.

“Kërkesa për ngritjen nga Kuvendi të një komisioni hetimor, përmbush tri kriteret kushtetuese si vijon: (i) çështja ka të bëjë me funksionin ligjvënës dhe funksione të tjera për të cilat Kuvendi është i autorizuar të marrë masa ligjore; (ii) objekti i hetimit fokusohet në një çështje konkrete; dhe (iii) ekzistojnë të dhëna dhe indicie të mjaftueshme që dëshmojnë për ekzistencëne problematikave dhe dyshimeve të arsyeshme lidhur me ligjshmërinë e veprimeve dhe mosveprimeve të institucioneve dhe zyrtarëve shqiptarë në funksionimin e Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI), në administrimin e procedurave të prokurimit publik, në garantimin e sigurisë kibernetike, në mbrojtjen e të dhënave të qytetarëve, si dhe në administrimin e infrastrukturës digjitale kritike të shtetit.”, thuhet në kërkesë.

Sipas PD, komisioni hetimor duhet të shqyrtojë në mënyrë të detajuar çështjet që lidhen me sigurinë kibernetike dhe mbrojtjen e të dhënave personale, si edhe të vlerësojë ndikimin e tyre në sigurinë kombëtare.

 

Dokumenta bashkëngjitur

Lini një Përgjigje