
Konferenca e Kryetarëve ka rënë dakord që të ketë 5 orë debat të enjten, ndërsa Komisioni i Jashtëm po bën gati një rezolutë që dënon sulmin serb në Kosovë. Por duket se grupi Berisha-Bardhi kanë dalë kundë...
Politika shqiptare vijon me sjelljet skandaloze sa i takon Kosovës. Teksa në fund të javës të gjithë u bënë bashkë dhe dolën në unison duke dënuar sulmin e Hamasit në Izrael, kur vjen puna te Kosova secila palë ecën në qejfin e vet.
Të enjten mazhoranca ka planifikuar miratimin e një rezolute që dënon sulmin serb në Kosovë, por duket se opozita do ta bojkotojë.
Gazmet Bardhi ka filluar të bëjë lojën e Berishës, pasi ai dhe "foltorja" kanë marrë një vendim sot për të mos e miratuar atë rezolutë, duke dëshmuar edhe një herë ndasinë e madhe politike në vend kur vjen puna te Kosova.
"Sot Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike ka diskutuar për seancën e posçame ku do të diskutohet për situatën në Kosovë. Nuk ka një dakordësi për të dalë me një rezolutë të përbashkët pasi grupi i PS nuk mbështet rezolutën e Parlamentit të Kosovës.
Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike me vullnetin e plotë që e gjithë klasa politike të jetë e unifikuar kemi bërë çdo përpjekje për një rezolutë të përbashkët. I bëj thirrje kolegëve të PS të heqin dorë nga konfirmimi i qëndrimit të Serbisë dhe të gjithë bashkë të mbështesim Kosovën", tha Bardhi.
Të enjten është parashikuar një seancë e posaçme për agresionin serb në Kosovë. Konferenca e Kryetarëve ka rënë dakord që të ketë 5 orë debat, ndërsa Komisioni i Jashtëm po bën gati një rezolutë që dënon sulmin. Por duket se grupi Berisha-Bardhi kanë dalë kundër, njësoj sikundër ndodhi një vit më parë kur u miratua rezoluta për raportin e Dick Martyt.
Berisha e Bardhi mbajtën sot një mbledhje grupi duke vulosur kështu votën kundër. Ndërkohë mbetet të shihet se çfarë do të bëjë grupi i Bashës, pasi lëvizja e dyshes Bardhi-Berisha mud të shihet dhe si një kurth për Bashën. Nëse ky i fundit voton pro, me shumë mundësi do e akuzojnë për pazare me PS. Mbetet të shihet e enjtja se çfarë do të prodhojë. /Pamfleti
Lini një Përgjigje