TAGS-AT E JAVËS

Politike10 Tetor 2023, 12:48

Gjykata e Durrësit shpalli moskompetencë për Belerin, Dule: Vendim politik, lojë për të ndaluar betimin e tij!

Shkruar nga Pamfleti

Gjykata e Durrësit shpalli moskompetencë për Belerin, Dule:

Pasi Gjykata e Durrësit shpallë moskompetencë për çështjen Beleri, Vangjel Dule vijon të akuzojë kryeministrin Rama se po e mban në burg për shkaqe politike.

Sipas tij, po bëhet një lojë juridike me qëllim që Beleri të mos betohet, ndonëse është i zgjedhur nga komuniteti i Himarës.

"Juve e shikoni se topi hidhet në shkallët e stadiumit në vend që të luhet loja juridike me norma dhe rregulla, kompetenca e moskompetencës. Unë do u thosha të gjithëve, ti hedhim një sy konventës evropiane të të drejtave të njeriut. Një qytetar i cili prezulmohet i pafajshëm, i zgjedhur nga komuniteti i Himarës për të qenë kreu i bashkisë së tyre, si pengohet për të kryer betimin? S’ka asnjë ligj që e pengon të betohet. Ky është një vendim kryekëput politik. Ai mbahet në burg nga kryeministri Rama. Duhet të dallojmë me shumë vëmendje, kushdo mund të jetë i ndaluar por jo i dënuar."- tha Dule.

dule

Lini një Përgjigje