
Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji ka reaguar në lidhje me operacionin e SPAK dhe Policisë, në vijim të aksionit ‘Zjarr në det’.
Salianji theksoi se është e njëjta skenë, ku kriminelët ikën në drejtim të paditur. Ai shkruan gjithashtu se në qeverisjen aktuale, drejtorët e policisë janë në shërbim të krimit dhe ka lidhje të fuqishme mes tyre.
Sipas tij, këto lidhje shpjegojnë dështimin e përsëritur të qeverisë për të kapur personat e shpallur në kërkim dhe nga gjithë operacioni kapen shërbëtorët dhe jo ‘kokat’.
“Njësoj dhe sot, kriminelët në drejtim të paditur!
Rast pas rasti dhe ditë pas dite po faktohet se si në qeverisjen socialiste drejtuesit e policisë janë shërbëtorë të krimit! Nuk kuptohet se kush është shteti dhe kush janë bandat, për shkak të lidhjeve të fuqishme krim-qeveri, që garantojnë vota dhe pushtet politik gjatë zgjedhjeve dhe garanci për paprekshmëri dhe pushtet ekonomik pas zgjedhjeve!
Këto lidhje shpjegojnë dhe dështimin e përsëritur të qeverisë për të kapur personat e shpallur në kërkim me urdhër arrestet e SPAK, nga gjithë operacioni kapën shërbëtorët dhe jo padronët!”, shkruan ai në Facebook.
Lini një Përgjigje