TAGS-AT E JAVËS

Politike 9 Tetor 2023, 21:50

PD-ja bëhet me apo pa Saliun? Xhaferraj i pavendosur: Pa votat e Berishës nuk e mposhtim dot Ramën

Shkruar nga Pamfleti

PD-ja bëhet me apo pa Saliun? Xhaferraj i pavendosur: Pa votat e

Deputeti demokrat, Ferdinand Xhaferraj, njëlloj si shumë nga kolegët e tij, është i paqartë se si mund të ringrihet PD-ja dhe dilema më e madhe është largimi ose jo i Sali Berishës.

Në një intervistë për emisionin “Debat” në ‘A2CNN’, Xhaferraj tha se PD-ja nuk bëhet me Berishën, por dhe pa të është e pamundur. Ai argumentoi se Sali Berisha është i domosdoshëm në Partinë Demokratike, e për rrjedhojë renditet kundër atyre që kërkojnë largimin e tij nga kjo forcë politike, si e vetmja mënyrë për bashkimin e demokratëve.

Kur them nuk bëhet pa Sali Berishën, në 6 mars, unë isha i pozicionuar jashtë foltores. Rezultati na dha një evidencë, që Berisha kontrollonte 2-fishin e pjesës tjetër të Bashës dhe me 14 dhe 6 mars, morëm dy rezultate elektorale që tregojnë se të dy bashkë nuk e mundin Ramës, në këto kondita duhet të reagosh, që unë jam në PD se besoj te platforma e djathtës dhe këtë platformë duhet ta bëjë realitet dhe fiton zgjedhjet, le të biem dakord që Berisha ka jo 500 mijë, as 200 mijë, po e ul në 100 mijë, dhe pa këto 100 mijë nuk vijmë dot në pushtet, prandaj them pa Berishën nuk bëhet, po nëse vëmë Berishën në krye shkojmë në 6 mars dhe 14 maj, që dhe me Sali Berishën nuk duhet”, tha Xhaferraj.

xhaferraj pd

Lini një Përgjigje