TAGS-AT E JAVËS

Politike 9 Tetor 2023, 21:15

Evi Kokalari nuk i ndahet Berishës: Po shkatërron opozitën, aleanca me Metën fatale

Shkruar nga Pamfleti

Evi Kokalari nuk i ndahet Berishës: Po shkatërron opozitën,

Kryetarja e Lëvizjes Konservatore Shqiptare Evi Kokalari ka deklaruar në një emision se opozita është e shkatërruar komplet.

Në “Ora News”, ajo tha se fakti që Berisha vendos dhe shkon ne zgjedhje me Ilir Metën e ka dëmtuar shumë PD, pasi njerëzit largohen sapo e shohin këtë të dytin.

Opozita është e shkatërruar komplet. Kam dëgjuar si komente nga PD që vota mund të jetë blerë, një fenomen që ka ndodhur më parë. Duhet ta kalojmë këtë hendek. Në Kukës humbën shumë thellë edhe pse kishin një skandal. Fakti që Berisha vendos dhe shkon ne zgjedhje me Ilir Metën e ka dështuar shumë. Nuk ka Rithemelim është e qartë një gjë e tillë. Më futën shumë brenda, por duket qenë aty njoha shumë personazhe në Foltoren e Berishës dhe fillova të mësoj se si funksiononte. Berisha i di këto.

Njerëzit janë larguar nga protestat pse ka ardhur Ilir Meta. Njerëzit e panë Metën në rreshtin e parë dhe ky ishte një gabim fatal, e njerëzit iknin. Ka shumë dëshira për një lëvizje ndryshe. Ne jemi gënjyer shumë qysh në ’90 nga PD, pasi ajo ka devijuar shumë nga e djathta”, tha ajo.

Lini një Përgjigje