Në fillim të shtatorit Rama e hoqi nga qeveria Xhaçkën, pasi kjo e fundit ngjiti disa herë shkallët e SPAK. Por PS po lufton fort që të mos mbetet pa imunitet...
Partia Socialiste duket se i ka dalë në krah Olta Xhaçkës, në këto ditë të vështira. Ajo dhe burri i saj janë bërë si të shtëpisë në SPAK dhe PS është vënë në lëvizje për të mos i hapur më shumë telashe.
Konferenca e Kryetarëve ka bllokuar shqyrtimin e çështjes së heqjes së mandatit të saj. Kjo është konfirmuar nga Kuvendi, duke njoftuar se rasti është shtyrë për në nëntor. “Konferenca e Kryetarëve do të vendosë datën e shqyrtimit dhe brenda 2 javëshit të parë të nëntorit, Këshilli i Rregullores dhe Mandateve do të marrë një vendim”, tha shefi i kabinetit të Kuvendit, Kosta Barjaba për “BIRN”.
Gjykata Kushtetuese shfuqizoi në janar dy vendime të Kuvendit për të bllokuar dërgimin në këtë gjykatë të mandatit të deputetes Olta Xhaçka, pasi opozita kërkoi heqjen e mandatit të saj për shkak se bashkëshorti i saj, Artan Gaçi u shpall nga qeveria “investitor strategjik”.
Pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese në janar, çështja e mandatit të Xhaçkës i kaloi Këshillit të Legjislacionit, i cili pasi i mbajti në shqyrtim për disa muaj vendimet e GJK-së, doli në korrik me dy raporte për Kryetaren e Kuvendit, si autoritet ligjor që i duhet të vendosë për hapat e tjerë që do të ndjekë Kuvendi.
Socialistët i vunë në pikëpyetja zbatimin e vendimeve dhe i sugjeruan Kryetares rikthimin e çështjes në Këshillin për Rregulloren dhe Mandatet. Ndërsa mendimi i pakicës sugjeronte ndjekjen e praktikës së mëparshme parlamentare për ta dërguar direkt në seancë për votim kërkesën e opozitës që mandati i Xhaçkës të shkojë për interpretim në Kushtetuese.
Në fillim të shtatorit Rama e hoqi nga qeveria Xhaçkën, pasi kjo e fundit ngjiti disa herë shkallët e SPAK. Ajo akuzohet për shkelje me privatizimin e bazës detare të Sarandës. Ndërkohë javën që lamë pas ishte burri i saj që trokiti në derën e SPAK. Ai akuzohet për abuzime me marrjen e titullit investitor strategjik. Si duket PS tani ka dashur mos t’i hedhë benzinë zjarrit dhe po mbron Xhaçkën që të mbetet pa imunitet.
Lini një Përgjigje