Deputeti demokrat, Ervin Salianji mbështetës i Berishës ka propozuar që opozita ta hedhë pas shpine sherrin për logon, siglën e vulën.
Salianji thotë se është koha që të shihet përpara dhe të nisin përgatitjet për zgjedhjet parlamentare të 2025.
‘Duhet të bëjë një kuvend të jashtëzakonshëm, të transformojë emrin, të rikonceptohet, të vijnë njerëz nga shoqëria, të japë mundësinë e garës. Të bashkohemi në diversitet dhe të bëjmë një parti moderne”, deklaroi Salianji në Top News.
Sipas Salianjit, transformimi i logos dhe i vulës së Partisë Demokratike, me një emër të ri do të rrëzonte të gjithë betejën gjyqësore për logon e vulën aktuale të saj.
Sa për godinën, Salianji nuk ka asnjë dyshim që partia e re do të ketë selinë aktuale ku ndodhet Rithemelimi i Berishës.
Salianji deklaron se Lulzim Basha është i pabesueshëm dhe demokratët e dijnë këtë. Në të njëjtën intervistë, ai nuk mohoi ambicien personale për të garuar në postet drejtuese të partisë së re që duhet të rithemelohet, sipas idesë së tij.
Lini një Përgjigje