Kryeminsitri Edi Rama ditën e sotme është takuar në Presidencë me Kreun e Shtetit, Bajram Begaj.
Rama përmes një postimi në Facebook, shkruan e fokusi i bisedës së tyre ishte Samiti i Procesit të Berlinit në Tiranë dhe vizita e Presidentit të Republikës së Francës, Emanuel Macron.
Kryeministri shkruan se ardhja e Macron në Tiranë është e para vizitë bilaterale e një kreu të shtetit francez në historinë e shtetit shqiptar.
“Me Presidentin e Republikës, Bajram Begaj, për temat e Samitit të Procesit të Berlinit në Tiranë dhe vizitën e Presidentit të Republikës së Francës, Emanuel Macron, e para vizitë bilaterale e një kreu të shtetit francez në historinë e shtetit shqiptar”, shkruan Rama.
Ndërkohë më 16 Tetor në Tiranë do të mbahet Samiti i Berlinit.
Lini një Përgjigje