TAGS-AT E JAVËS

Politike 9 Tetor 2023, 13:51

Sulmi në Veri, Tabaku flet nga Strasburgu: Ka disa masa për Serbinë, Shqipëria të jetë zëri i Kosovës

Shkruar nga Pamfleti

Sulmi në Veri, Tabaku flet nga Strasburgu: Ka disa masa për

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku ndodhet në Strasburg ku pritet që pasdite të diskutohet për sulmin në veri të Kosovës, për shkak të një draft/rezolute të paraqitur nga Tabaku dhe një deputet i CDU.

E ftuar në një lidhje live për Abcnews, Tabaku tha se frika se ndaj Kosovës, do të humbi vëmendja për shkak të sulmeve në Ukrainë dhe Izrael, ekziston, por kjo situatë shërben gjithashtu tha deputetja edhe për të treguar se sa të dobta janë balancat dhe sa e rëndësishme është kjo temë për sigurinë e Rajonit.

“Po është e vërtetë , që kemi një dinamikë të re. Shumë dinamika të tjera e bëjnë çështjen e Kosovës, pak më të zbehtë. Por kjo shërben për të treguar se sa të dobëta janë balancat dhe sa e rëndësishme është t’i kthehemi dialogut dhe sa e rëndësishme është kjo temë për sigurinë e Rajonit”, tha Tabaku.

Në lidhje me mundësinë e propozimeve specifike për masa ndaj Serbisë, Tabaku u shpreh se në Asamblenë Parlamentare kanë filluar diskutimet dhe është është dëgjuar që ka disa masa. Ajo shtoi se Shqipëria në këto momente duhet të jetë zëri i Kosovës dhe të bëj çmos për të rikthyer normalitetin.

“Këtu në Asamblenë Parlamentare, ne ende nuk kemi filluar diskutimet. Kemi dëgjuar që ka disa masa për Serbinë. Unë them që në këtë moment Shqipëria duhet të jetë zëri i Kosovës dhe të bëjë çmos për të rikthyer normalitetin.

Ne sot do ta kërkojmë si parakusht, tregimi e gjithë provave dhe hetimin ndërkombëtar për sulmin në veri”, tha ajo.

Sa i përket datës 12 tetor, ku në Kuvendin e Shqipërisë është parashikuar një seancë e posaçme për Kosovën, tabaku tha se është mirë që kjo çështje të mos trajtohet si një plaçkë për debat.

Tabaku theksoi se politika e Kosovës dha një mesazh shumë të mirë, ku tregoi se patjetër secili duhet të ngrihet mbi interesat e politikës së ditës. Në fund deputetja tha se sipas saj, patjetër rezoluta e Shqipërisë për Kosovën, duhet të jetë e përbashkët.

tabaku strasburgu shqiperi kosove serbi

Lini një Përgjigje