TAGS-AT E JAVËS

Politike 9 Tetor 2023, 21:05

Gazment Bardhi “mollë sherri” mes Metës e Berishës, kreu i PL nuk pranon aleancë me ata që e sulmonin dikur

Shkruar nga Pamfleti

Gazment Bardhi “mollë sherri” mes Metës e Berishës,

Afrimi i Berishës me Gazment Bardhin dhe grupin e tij ka irrituar Ilir Metën. Berisha po sheh mundësinë e forcimit të aleancës brenda PD dhe duket se kjo do dmëtojë aleancën me Metën.

Ish-Presidenti Meta zbulon për MCN se është i gatshëm që ta çojë para projektin e  partisë së tij edhe i vetëm, megjithëse u kujdes të shtonte se është i hapur për bashkëpunime, vetëm me Partinë Demokratike të Kuvendit të 11 dhjetorit, ku nuk përfshihet Bardhi.

"Koalicioni bëri përpjekjet e tij më të mira për kohën dhe rrethanat anormale dhe të sforcuar në të cilat u krijua. Përsa i takon të ardhmes, Partia e lirisë është e hapur për bashkëpunim me PD të 11 dhjetorit, me çdo forcë tjetër politike.

Vlerëson çdo ristrukturim të forcave të tjera që ndihmon për të rritur efikasitetin opozitar. Sa i takon koalicionit për të ardhmen, jemi ende në kohë për të marrë vendimet e duhura dhe është detyra jonë që në çdo rast të përgatitemi sikur do të hyjmë vetëm.

Për ne themelore është çkapja e shtetit dhe rivendosja e demokracisë dhe kjo mund të ndodhë vetëm përmes fuqizimit të opozitës", tha ai në “MCN”.

Bardhi kohë më parë ishte një nga kritikët më të fortë të Metës dhe duket se ky i fundit nuk pranon aleancë me të.

Lini një Përgjigje