TAGS-AT E JAVËS

Politike 9 Tetor 2023, 20:23

Meta ndan rrugët me Berishën dhe fillon të ndiejë frikën e SPAK: Po shpikin dëshmitarë dhe informacione kundër meje

Shkruar nga Pamfleti
Meta ndan rrugët me Berishën dhe fillon të ndiejë
Ilir Meta

Meta duket se ka filluar ta ndiejë frikën e prangave. Ndaj tij po zhvillohen hetime intensive nga SPAK dhe Meta sot ka shpërthyer në kritika dhe po ashtu ka nisur të bëjë gati alibinë nëse nesër prokurorët i trokasin në derë...

U krijua për t'i mundësuar Sali Berishës dhe mbështetësve të tij regjistrimin ne zgjedhjet lokale të 14 majit, por tashmë koalicioni “Bashkë Fitojmë” mund të konsiderohet një kapitull i mbyllur.

Nuk dihet nëse rrugët e Metës dhe Berishës ndahen përfundimisht, por ajo që ka krisur raportet mes tyre është afrimi i Sali Berishës me grupin e deputetëve të Gazmend Bardhit.

Ish-Presidenti Meta zbulon për MCN se është i gatshëm që ta çojë para projektin e  partisë së tij edhe i vetëm, megjithëse u kujdes të shtonte se është i hapur për bashkëpunime, vetëm me Partinë Demokratike të Kuvendit të 11 dhjetorit, ku nuk përfshihet Bardhi.

"Koalicioni bëri përpjekjet e tij më të mira për kohën dhe rrethanat anormale dhe të sforcuar në të cilat u krijua. Përsa i takon të ardhmes, Partia e lirisë është e hapur për bashkëpunim me PD të 11 dhjetorit, me çdo forcë tjetër politike.

Vlerson çdo ristrukturim të forcave të tjera që ndihmon për të rritur efikasitetin opozitar. Sa i takon koalicionit për të ardhmen, jemi ende në kohë për të marrë vendimet e duhura dhe është detyra jonë që në çdo rast të përgatitemi sikur do të hyjmë vetëm.

Për ne themelore është çkapja e shtetit dhe rivendosja e demokracisë dhe kjo mund të ndodhë vetëm përmes fuqizimit të opozitës", tha ai në “MCN”.

Por Meta duket se ka filluar ta ndiejë frikën e prangave. Ndaj tij po zhvillohen hetime intensive nga SPAK dhe Meta sot ka shpërthyer në kritika dhe po ashtu ka nisur të bëjë gati alibinë nëse nesër prokurorët i trokasin në derë. Meta pretendon se po fabrikohen prova dhe po shpiken dëshmitarë kundër tij.

Nuk ekziston asnjë shqetësim i im për dhjetra dhe qindra letra porosi që kanë shkuar, që do të shkojnë dhe mirë bëjnë që shkojnë, kudo në botë sepse unë jam tërësisht i bindur se në të gjithë jetën time publike, gjithmonë kam respektuar ligjin, interesin publik dhe kushdo që mendon se duke inskenuar ngjarje të paqenë me kallëzues të rremë, që janë bërë të pasur dhe kanë probleme me drejtësinë dhe janë punësuar te rilindja. Me dëshmitarë të rremë e lajme të porositura për të frenuar forcën denoncuese të PL dhe Metës ndaj skandaleve të korrupsionit. Këto janë lëvizje të pashpresa. Drejtësia të hetojë sa të dëshirojë, si të dëshirojë, por absolutisht nuk e shmang vëmendjen nga çështjet që kanë dëmtuar Shqipërinë”, tha ai.

Pra duket se Meta tani është mes dy zjarreve. Bashkimi me ‘non gratën’ i ul pikë te amerikanët. Nga krahu tjetër është SPAK dhe aty janë amerikanët që duan arrestime VIP.  

meta pd berisha spak

Lini një Përgjigje