
Komisioni i Sigurisë ka nisur me debate ditën e sotme.
Deputeti Salianji thotë se duhen kthyer vëmendja tek aktualiteti dhe të thirret ministri Balla të japë llogari.
Kjo kërkesë u ironizua nga kryetari i Komisionit Nasip Naço i cili përmendi se nuk po bëhen dot 7 deputetë saç e kërkon rregullorja për ta bërë këtë kërkesë.
Debati vijoi, ku Salianji është përplasur me deputetin Toni Gogun.
Replikat:
Toni Gogu: Ju s’ka tap që u mban. E kam rrjedhjen përballë, ju s’ka tap që u bën derman. S’ka tapë të Luli, te Gazi te Saliu,tani të shikojmë se ku do shkoni. Urgjentisht të kthehemi te rendi i ditës
U vonua 3 minuta zv ministri i Brendshëm dhe këta kanë 23 minuta që nuk kalojnë dot te rendi i ditës. Aq të madhe e kanë dhimbjen.
Salianji: Ti je pocaqi që ke ardhur në Parlament për të ngritur dorën, ti ke ardhur këtu i mbështetur nga krimi
Salianji: Do bëjmë ndonjëherë ndonjë gjë për interesin publik apo do vazhdoni të bëjmë ligje klienteliste. Apo do vazhdojmë të bëjmë hajde këtu ngri dorën dhe ik sikur ke ndonjë nxitim.
Dervishi: Folët 360 gradë për gjithçka, harruat diçka lidhur më kërkesat që bëni. Është e diasata herë që ripërsërisni një kërkesë për ministrin e Brendshëm dhe nga deputetë nga 7 deputetë që duhen jeni gjithnjë 6. Lus Zotin të bashkoheni të bëheni 7
Dervishi: Kryetar se kam vënë re që interpreton, s’ke të drejtë të interpretosh
Naço: Ka rregullore këtu.
Salianji: Lutjuni Ramës, se po të kishit Zot ju do ishit ndryshe. Ne po themi që në këtë komision
Naço: Po flasim për komisionin këtu. Se pastaj thoni që kryetari na bullizon
Lini një Përgjigje