TAGS-AT E JAVËS

Politike10 Tetor 2023, 14:50

Përjashtimi i deputetëve nga Kuvendi, Berisha sulmon Nikollën: Merr urdhra nga Rama, po bëjnë gjithçka për të shtypur të drejtat e opozitës

Shkruar nga Pamfleti

Përjashtimi i deputetëve nga Kuvendi, Berisha sulmon Nikollën:

Ish kryeministri Sali Berisha ka folur pas takimit me deputetët e Bardhit ku ka komentuar përjashtimin e deputetëve të Opozitës për 10 ditë nga Kuvendi.

Në një prononcim për mediat, Berisha tha se qeveria po bën gjithçka për të shtypur të drejtat e opozitës.

“Jua kam thënë dhe u them prapë, aty është Linda e parlamentit. Ajo është një automat që merr udhëzime nga Edi Rama. Pa i paralajmëruar asnjëherë, pa asnjë masë paraprake, direkt përjashtimin tregon edhe njëherë qëndrimin armiqësor të Ramës ndaj opozitës. U diskutua kjo situatë në të cilën nuk ka. Opozita konstatoi se qeveria bën gjithçka për të shtypur çdo të drejtë të opozitës”, tha Berisha.

berisha nikolla rama

Lini një Përgjigje