
Kreu i PDIU-së, Shpëtim Idrizi ka reaguar pas vendimit të Apelit që liroi sot nga qelia ish-anëtarin e UÇK-së, Dritan Goxhajn.
Idrizi ka përshëndetur vendimin e Apelit, ndërsa shtoi se shqiptarët nuk kanë asnjë arsye që të dërgojnë ish-luftëtarë të UÇK-së në Hagë.
"Më në fund një lajm i mirë dhe një vendim i drejtë, ai i mos ekstradimit të ish – luftetarit të UCK -së, Dritan Goxhaj. Shqiptarët nuk kanë asnjë arsye që të dërgojnë më ish – luftëtarë të UCK-së në Hagë.
E pa drejtë dhe e pandershme që në Gjykatë Speciale në Hagë, ndodhen udhëheqësit e luftës për lirinë e Kosovës,
Hashim Thaçi, Jakup Krasniqi, Kadri Veseli, etj, kurse të lirë janë ish ministri i propagandës së Milosheviçit, Vuçiç dhe me qindra kriminelë lufte.
Krimet monstruoze të Serbisë në Kosovë, me mijë të vrarë, të zhdukur, të përdhunuar e deportuar, nuk mund të amnistohen kurrë. Dritan Goxhaj i bën nder çdo shqiptari, prandaj lirimi i tij është një lajm i mirë dhe i drejtë.", thotë Idrizi.
Lini një Përgjigje