
Deputeti socialist Pandeli Majko, ka reaguar pas akuzave të Berishës se është kriminel elektoral.
“Ai është i regjistruar në tavolinë me regjistrues, të vendosur me vendim gjykate nga Shërbimi Informativ Kombëtar, jo për Pandeli Majkon, por për trafikantë droge dhe armësh që mblidheshin aty”, tha Berisha për Majkon.
Pas këtyre akuzave të forta, deputeti i PS-së thotë se ka vendosur që të dorëzojë çdo imunitet parlamentar, i cili mund të jetë i nevojshëm për hetimin e çështjes.
“Sot, në takim me kryetaren e Kuvendit të Shqipërisë, Elisa Spiropali!… I kërkova që brenda protokolleve në fuqi, t’i kërkohej Shërbimit Informativ Kombëtar informacion me shkrim, lidhur me aludimet për fshehje informacioni të deklaruar dje në publik nga Sali Berisha!
Kam vendosur që të dorëzoj çdo imunitet parlamentar i cili mund të jenë i nevojshëm për hetimin e çështjes së ngritur për emrin tim në deklarimet publike të Sali Berishës!”, thotë Pandeli Majko.
Lini një Përgjigje