TAGS-AT E JAVËS

Politike 6 Janar 2025, 21:44

Boçi: SPAK hapi sot fushatën elektorale, dajre e re e Ramës

Shkruar nga Pamfleti

Boçi: SPAK hapi sot fushatën elektorale, dajre e re e Ramës

Ish-deputeti i Partisë Demokratike Luçjano Boçi tha se me vendimin ndaj Sali Berishës SPAK tregoi se është duke u përdorur nga kryeministri Edi Rama për qëllime elektorale.

Sipas tij, SPAK ka përdorur standard të dyfishtë ndaj eksponentëve të PS dhe PD.

Kjo sjellje politike e SPAK lidhet edhe me krerë të tjerë të opozitës. Shqetësimi ynë ky ka qenë që SPAK është një organizatë politike, pra aty nuk kemi të bëjmë me njerëz juridikë, por me njerëz politikë dhe vendimi i gjyqtarit është një vendim prej pilati. Vendimi prej pilati është një vendim politik nuk është juridik. Gjykata ka pasur presion nga SPAK dhe ky presion vjen se kërkon të luajë rolin e tij politik. SPAK kufizon veprimin politik të Berishës në një fushatë elektorale pa argumente juridikë. Është tërësisht politike nga fillimi në fund ajo që është bërë me Berishën. SPAK sot ka hapur siparin e fushatës elektorale. Rama fushatat i ka bërë me tepsi dhe dajre dhe dajrja e re e Ramës është SPAK”, tha Boçi në emisionin Now në Euronews Albania.

Lini një Përgjigje