
Deputeti Dashamir Shehi, kreu i LZHK-së, ka bërë një rrëfim ndryshe në podcastin ‘Flet’ të Ilnisa Agollit në Top Channel.
“Nëqoftëse do ta kisha unë këtë në dorë, më shumë se për të ndaluar kecat që blegërijnë, do të ndaloja cjeptë e vjetër që pëllasin! Këtë do ta bëja, me këtë do të isha shumë i lumtur…”, u shpreh Shehi, duke dhënë indirekt mesazhin e tij për politikanët e vjetër.
Pjesë nga intervista:
Ilnisa Agolli: Nëse politika do të ishte një tufë me kecat e tu, cilin do të ndalonit që të blegërinte me fort?
Dash Shehi: Nëqoftëse do ta kisha unë këtë në dorë, më shumë se për të ndaluar kecat që blegërijnë, do të ndaloja cjeptë e vjetër që pëllasin! Këtë do ta bëja, me këtë do të isha shumë i lumtur…
Përpos të tjerave ai u shpreh dhe për rininë dhe Tironën e tij, krahasimisht me Tironën e sotme.
“E di si është puna, se shoh njerëz tani që shkruajnë për rininë e vetë, e flasin, sikur kanë jetuar si zotërinj, e kanë lexuar shumë, e bëjnë dhe pjesën e aristokratit. Dikush, që ka vënë 5 lekë, edhe tregon se ç’jetë ka bërë. Thotë Marsel Prusti: “Askush nuk ka aq para sa të blejë të kaluarën e vetë”. Kështu që, të fillosh të gënjesh, sikur ti ke jetuar e i ke bërë këto është një përrallë e kotë”, u shpreh Shehi.
Lini një Përgjigje