TAGS-AT E JAVËS

Politike 7 Janar 2025, 10:28

Nga qelia në SPAK, Ilir Meta ende në pritje!

Shkruar nga Pamfleti

Nga qelia në SPAK, Ilir Meta ende në pritje!

Ish-presidenti, Ilir Meta, ende nuk ka mbërritur në ambientet e  SPAK, për t’u marrë në pyetje nga prokurorët në lidhje me dosjen e hetimit të CEZ-DIA dhe lobimin në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ai është thirrur të jetë në SPAK në prani të avokatit mbrojtës. I ndodhur në paraburgim prej 21 tetorit 2024, Meta do të merret në pyetje si person nën hetim.

Sipas SPAK, në cilësinë e Kryetarit të Partisë Lëvizja Socialiste për Integrim, Meta nuk ka deklaruar një shumë prej 463 mijë dollarë nga lobimi që ka bërë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

"Rreth 15 minuta më parë mediat e regjimit mashtruan duke pretenduar se unë kam hyrë në ambientet e SPAK. Nuk është e vërtetë.

Unë akoma jam në qelinë Nr.5, i gatshëm që në ora 10:00 për të shkuar në SPAK edhe pse lajmërimin e kam marrë nga mediat e regjimit dhe jo sipas procedurave ligjore. Mezi po pres të takohem me “kolegët” e megahajdutëve të regjimit më të korruptuar në kontinent dhe pas seancës reciproke të pyetjeve në SPAK, jam i hapur t’u përgjigjem pyetjeve të gazetarëve", shkruan Meta.

Lini një Përgjigje