TAGS-AT E JAVËS

Politike 4 Dhjetor 2025, 18:46

Turi i takimeve, Berisha nga Mirdita: Kjo është foltorja e jetës sime!

Shkruar nga Pamfleti

Turi i takimeve, Berisha nga Mirdita: Kjo është foltorja e jetës

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka vijuar turin e tij të foltores, duke u ndalur në një takim me qytetarët në Mirditë.

Berisha i quajti turin e takimeve si ‘foltoren e jetës së tij.

Në fjalën e tij kryedemokrati sulmoi kryeministrin Rama si një armik të egër të mirditorëve dhe shqiptarëve.

Unë zgjodha Mirditën për të çelur siparin me foltoren e dytë, e cila, më duhet të them këtu, se është foltorja e jetës sime. Është foltorja e jetës sime, është foltorja për demokracinë, për familjen, për Shqipërinë. Në qoftë se në foltoren e parë ne së bashku, dhe s’e harroj kurrë pritjen tuaj, ne e shpëtuam Partinë Demokratike, po bëhej gjithçka që Shqipëria të ishte pa opozitë, ose më saktë me ka opozitë, po bëhej gjithçka që opozita të ishte stoli e një armiku të kombit shqiptar. E një armiku të egër të familjes shqiptare, qenies shqiptare, i cili quhet Edi Rama. Po, miq, në histori nuk ka një pushtues mizor, nuk ka një diktator, nuk ka një regjim që të ketë zhbërë shqiptarët, kombin, në dhjetë vite sa Edi Rama.”, tha Berisha.

Gjatë fjalës së tij, kryedemokrati akuzoi qeverinë e kryeministrit Edi Rama se ka diskriminuar Veriun sa i përket shpërndarjes së investimeve.

Të gjitha bashkitë e Veriut, të marra së bashku, në katër vite nuk kanë marrë 60 milionë investime nga qeveria, një diskriminim, një lënie e Veriut, i cili në prodhimin e përgjithshëm jep qindra milionë euro, kurse në shpërndarje shifni vetë e ndaloi kohën. Pa investime në Mirditë, Shkodër, Kukës, Peshkopi…”, tha Berisha.

Ai vuri në dukje se gjatë dhjetë viteve të fundit, Shqipëria është përballur me një tkurrje të ndjeshme demografike, duke theksuar se popullsia aktuale është e ngjashme me atë të 100 viteve më parë, rreth 700 mijë vetë.

Në dhjetë vite, jemi çbërë sa kurrë në ekzistencën tonë. Sot ne kemi atë shtesë popullate që kishim kur ishim gjithsej 700 mijë vetë, 100 vite më parë. Sot Mirdita dhe Shqipëria kanë lindshmërinë më të ulët në botë për shkak të emigracionit.”, shtoi kryedemokrati.

Lini një Përgjigje