
Deputeti Agron Shehaj ka debatuar ashpër sot në Kuvend me ministrin e Financave, Petrit Malaj, teksa e ka akuzuar këtë të fundit për mungesë transparence lidhur me hetimet për vjeljen e 120 milionë eurove nga kompania “Bankers Petroleum”.
Shehaj deklaroi se ministria nuk mund të sillet sikur nuk është në dijeni të situatës, sidomos tani që, sipas tij, SPAK ka ushtruar kontrolle në institucion.
“120 milionë euro, zoti ministër. Nuk mund të bëni sikur nuk dini gjë. Edhe ti do jesh trembur kur SPAK-u ka ardhur në zyrë. Nuk është çështja pse kanë ardhur, por pse ti pyet pse kanë ardhur. Ty po të kapin menjëherë,” tha Shehaj.
Ai pohoi se SPAK ka vizituar ministrinë për të kërkuar informacion mbi pagesat e pretenduara që shteti duhej të përfitonte nga Bankers, duke e akuzuar ministrin për mungesë përgjigjesh.
“SPAK ka ardhur në zyrat e Ministrisë së Financave dhe ju kërkon llogari për vjeljen e 120 milionë eurove nga Bankers. Keni përgjigje apo do heshtni?”-tha më tej Shehaj.
Shehaj theksoi se qeveria është “shpartalluar” dhe se askush nuk flet më për çështje kyçe financiare.
Vdekje fashizmit. Liri popullit