Predikuesi më i famshëm i rrjeteve sociale nuk bën liturgji, por propagandë, sulme personale dhe diskurse që nxisin përplasje në vend që të udhëheqë besimtarët në fenë islame...
Ahmet Kalaja, imami i xhamisë së Dine Hoxhës në Tiranë, ka shndërruar foltoren e faltores në qendër propagande dhe audiencë personale. Në vend të liturgjisë dhe mësimit fetar, ai shpërndan mesazhe politike, këshilla që nuk lidhen me fenë dhe sulme ndaj qytetarëve, si rasti i fundit me shkrimtarin Ben Blushi. Dhuna ndaj myftiut të Tiranës në ambientet e xhamisë, audienca e tij e radikalizuar në rrjetet sociale dhe heshtja e tij pas incidenteve tregojnë degradimin e një institucioni fetar që duhet të ruajë neutralitet, qetësi dhe moral. Kalaja nuk vepron si klerik, por si influencer politik që përdor xhaminë si skenë personale.
Shqipëria prej kohësh ka rrëshqitur në një batak të madh, duke çeduar mbi laicitetin e shtetit. Prej dekadash, nga podiumet e xhamive shqiptare nuk bëhet më liturgji fetare, por propagandë politike me gjuhë urrejtjeje.
Edhe pse ka rënë frekuenca e hoxhallarëve që u kthyen për vite me radhë në yje virale, pasi komisiononin prodhime videosh luksoze me dronë dhe efekte, ku shpërndanin ligjërata politike dhe propagandistike, ka ende disa prej tyre që nuk e ndalojnë veprimtarinë si influencierë.
Një prej tyre është imami i xhamisë së Dine Hoxhës në rrugën e Kavajës në Tiranë, Ahmet Kalaja, zyrtarisht klerik i Komunitetit Musliman Shqiptar.
Ai është bërë shumë i famshëm në rrjetet sociale. Blendi Fevziu e promovoi në faqen e tij si fenomen të Tik-Tok’ut, Instagramit dhe Facebookut. Kalaja me buzëqeshjen e tij prej personazhi audioviziv nuk e fshehu kënaqësinë për nderin që i bëri drejtuesi i njohur televiziv.
Komunikimi i një kleriku me besimtarët nëpërmjet teknologjisë nuk është fenomen i izoluar. Është normale që një klerik të komunikojë në rrjete sociale, për të mbajtur kontaktet me komunitetin. Priftërinj katolikë e ortodoksë, ligjërues evangjelistë, rabinë hebrenj, guru induistë dhe budistë veprojnë njësoj. Por tema që ata trajtojnë lidhet vetëm me profesionin e tyre. Me shpjegimin e librave të shenjtë, kujtimin e ditëve fetare dhe përfshirjen e besimtarit në gjuhën e fesë.
Me fjalë të thjeshta, komunikimet e tyre janë pjesë e rolit të përditshëm. Ndërkohë, imami i xhamisë më të rëndësishme të Tiranës, Ahmet Kalaja, flet pak ose aspak për liturgjinë. Ai predikon për marrëdhënie sociale jashtë komunitetit, jep receta për probleme psikologjike ose mjekësore si ejakulimi i parakohshëm apo masturbimi i shpeshtë.
Edhe vendin e shenjtë të faljes, përveç tekbirëve që i amplifikon me zë të madh nga altoparlantët, jo vetëm në pesë faljet e ditës, e ka kthyer në një klub politik dhe propagandistik.
Gati dy vjet më parë, në mjediset e xhamisë së Dine Hoxhës u dhunua publikisht një klerik i lartë i Komunitetit Musliman Shqiptar. Në shkurt 2024, myftiu i Tiranës, Lauren Luli, u sulmua fizikisht në xhami. Personat që kryen dhunën ishin miq të Ahmet Kallajës dhe pjesë e audiencës së tij të llastuar në rrjetet sociale. Imami nuk dha asnjë deklaratë dhe as distancim.
Kjo nuk ishte ngjarja e vetme. Kalaja nxit vazhdimisht diskurs propagandistik dhe përplasje në ligjëratat e tij. Shembull është sulmi i fundit verbal ndaj shkrimtarit Ben Blushi, i cili është qytetar i lirë në një vend ku Kushtetuta dhe ligji garantojnë lirinë e mendimit.
Çfarë pune ka një imam që sulmon publikisht një shkrimtar nga një faltore e Zotit?
Këtë nuk e bëjnë as klerikët me reputacion ndërkombëtar në katedrat islamike të Turqisë, Arabisë Saudite, Egjiptit apo Sirisë, të cilët kanë një jetë të tërë në studimin e jurisprudencës islame.
Vetëm Irani, për arsye politike, jo fetare, ka nxjerrë një fatwa për dënimin me vdekje të një shkrimtari si Salman Rushdie, akt i një regjimi politik dhe jo i ulemasë klasike.
Ahmet Kalaja nuk është as udhëheqës shteti dhe as autoritet politik. Ai është thjesht një imam që përdor foltoren e xhamisë si podium personal dhe jo si vend shërbimi fetar.
Kalaja është afër politikës. Ai është i lidhur me Taulant Ballën dhe Erion Veliajn, të cilët e përdorin si aktor influencier, ndërkohë që vetë ai nuk ka dalë asnjëherë publikisht për të mbështetur Veliajn, përveçse i ka dërguar hurma arabie në burg.
Me gjithë respektin për funksionin e tij fetar, Kalaja ka kufizime ideore të dukshme. Përpara se të merret me Ben Blushin ose me çështje intime të njerëzve, ai duhet të lexojë librat e shenjtë dhe të udhëheqë vetëm faljen. Ai nuk është guru dhe as figurë e botës së spektaklit. Është imam, dhe roli i tij është të predikojë fenë dhe të udhëheqë lutjet. /Pamfleti
Pse leh kot? per nje cope kocke?
Kesaj xhamije qe ka heq dore nga punet e Allahut, I do bere muti mu ne prag.
Përveç faktit që këta fetarët janë sharlatanë dhe secili jep nga një variant gënjeshtrash sipas qejfit dhe interesit, por nuk kuptoj përse një popull i tërë, apo një qytet i tërë duhet të dëgjojë e durojë "pëllitjet" me megafonë (altoparlantë) nga majat e minareve të xhamive? Pse duhet të ekzistojë kjo ndotje akustike pa pyetur askënd, nëse ka pleq të sëmurë në qytet, nëse nëse po rri, nëse po çlodhesh, nëse po fle, nëse po punon, etj. Qesharakë totalisht. Të papërgjegjshëm.
Ja, ju i doni ata, por ata nuk ju duan ju dhe ju i besoni të gjithë librave (ndërsa ata jo). Kur ata ju takojnë, thonë: “Edhe ne besojmë” e, kur mbeten vetëm, nga mllefi ndaj jush, ata i kafshojnë majat e gishtave me dhëmbë. Thuaju: “Plasni me mllefin tuaj”. Vërtet, Allahu e di mirë ç’kanë në gjokset e tyre.
Po se kuptoj perse ju djeg ju si pamflet cfar ka thene ai per benin e blushit. Une e degjova dhe asgje ska thene te keqe per ate benin tuaj. Ne te gjithe e dime se ben blushi gjithmone eshte kunder fese Myslymane,dhe kete liber e ka bere qe te hedhi balte mbi ate fe. Por le te shkruaj sa te doje eshte puna e tij..por une perseri jam kurioz; perse ju djeg ju te pmfletit se cfar paska thene hoxhe Ahmet Kalaja?
Keta jane hoxhe si politikanet te nxjerre nga sistemi qe kaluam dhe o burra kush te zhvase. Ne vitet e para te dhjerokracise Tirana u be kosh plehrash e qelbte nga papastertite. Tani Tirana eshte e paster por bie ere me te qelbur nga fryma e politikaneve, kodosho-hoxhallareve e prifterinjve qe kane helmuar popullin nga trute e stomaku e te gjithe vjellin e vjellin.