TAGS-AT E JAVËS

Politike 8 Korrik 2024, 14:20

Trupa e gjyqtarëve dhe prokurorëve amerikanë zbarkojnë në Tiranë, takime me kreun e SPAK-ut dhe gjyqtarët specialë

Shkruar nga Pamfleti
Trupa e gjyqtarëve dhe prokurorëve amerikanë zbarkojnë
Trupa e gjyqtarëve dhe prokurorëve amerikanë

Ambasada e SHBA në Tiranë ka njoftuar se ditën e sotme në Shqipëri ka mbërritur një trupë diplomatike gjyqtarësh dhe prokurorësh amerikanë.

Përmes një njoftimi në rrjetet sociale, ambasada ka zbuluar detajet dhe thekson se trupa e gjyqtarëve dhe prokurorëve do të zhvillojë një sërë takimesh me përfaqësuesit e SPAK dhe Gjykatave Speciale në vendin tonë.

Më tej në reagim thuhet se vizita e gjyqtarëve dhe prokurorëve përforcon mbështetjen e palëkundur të Shteteve të Bashkuara për reformën në drejtësi në Shqipëri.

‘Sot, Ambasada në Tiranë priti të nderuaren Trina Higgins, Prokurore e SHBA-së për Distriktin e Utah; Kryegjyqtarin Robert Shelby, nga Gjykata e Qarkut të Utah; dhe gjyqtaren Paige Petersen e Gjykatës së Lartë të Utah. Gjatë pesë ditëve në Shqipëri, ata do të takohen me prokurorë e gjyqtarë të SPAK-ut dhe Gjykatave Speciale, si dhe me zyrtarë të institucioneve të tjera të drejtësisë për t’u shkëmbyer mbi sundimin e ligjit dhe parimet e qeverisjes së mirë. Vizita e gjyqtarëve dhe prokurorëve përforcon mbështetjen e palëkundur të Shteteve të Bashkuara për reformën në drejtësi në Shqipëri.’, thuhet në njoftimin e saj.

Ju rikujtojmë se më 20 Qershor në Shqipëri zhvilloi një takim Koordinatori për Anti-Korrupsionin Global, Richard Nephew ku u takua me kreun e SPAK, Altin Dumani, prokurorët e SPAK, si dhe përfaqësues të BKH, Inspektoratit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të

Nephew dhe zyrtarët shqiptarë diskutuan përpjekjet e vazhdueshme për forcimin e pavarësisë së gjyqësorit dhe luftën kundër korrupsionit.

Koordinatori për Anti-Korrupsionin Global në Departamentin amerikan të Shtetit, theksoi se në qendër të bisedimeve me autoritetet shqiptare, ishte rëndësia e eliminimit të pandëshkueshmërisë dhe e luftës kundër korrupsionit, si dhe ruajtja e përparimit të bërë në forcimin e gjyqësorit dhe pavarësisë së tij.

Në një intervistë për Zërin e Amerikës, Nephew shprehej se Shqipëria ka bërë përparim në luftën ndaj korrupsionit, por se ka ende mjaft punë për të bërë. Ai vlerësoi punën e SPAK-ut, si dhe komentoi nismën e fundit të shumicës socialiste për një cikël të ri reformash që lidhen me mirëqeverisjen, sundimin e ligjit dhe antikorrupsionin./ Pamfleti

Lini një Përgjigje