
Kryeministri Edi Rama ka reaguar për masakrën në Serbi ku një 14-vjeçar ka qëlluar me armë zjarri dhe ka ekzekutuar 9 persona në një shkollë fillore. Teksa shprehu ngushëllimet në gjuhë serbe për familjarët e viktimave, Rama e konsideroi ngjarjen si të tmerrshme.
“Është jashtëzakonisht e trishtueshme të dëgjosh për të shtënat e sotme pa dallim në një shkollë të Beogradit. Ngushëllimet e mia më të thella shkojnë për familjet e viktimave, si dhe për popullin dhe autoritetet serbe. I uroj shërim të shpejtë të plagosurve në këtë ngjarje tragjike”- shkruan Rama.

Çfarë ndodhi në Beograd?
14-vjeçari i identifikuar si Kosta.K ka ekzekutuar sot me armë zjarri 9 persona në një shkollë fillore "Vladislav Ribnikar". Ai ka vrarë rojën dhe 8 nxënës të klasës. Kosta është student ekselent dhe fitues i olimpiadës së matematikës, ndërsa më herët ishte renditur në vendin e tretë në olimpiadën e historisë. Mediat aludojnë se ishte ky mllef që pati me mësuesen e historisë që e shtyu drejt aktit monstruoz.
Ai mori armën e zjarrit që e kishte i ati dhe qëlloi me breshëri plumbash rreth orës 08:00 kur zakonisht nis mësimi. Pasi i vrau ai u arrestua menjëherë nga policia serbe.
Lini një Përgjigje