TAGS-AT E JAVËS

Politike 3 Maj 2023, 10:53

Dita e Lirisë së Shtypit, mesazhi i Yuri Kim për gazetarët: Bëhuni të fortë dhe të guximshëm!

Shkruar nga Pamfleti
Dita e Lirisë së Shtypit, mesazhi i Yuri Kim për gazetarët:
Ambasadorja Yuri Kim në takim me gazetarët

"Nuk duhet ta nënvlerësoni kurrë rëndësinë e asaj që po bëni"-thekson Yuri Kim.

Ambasadorja e SHBA-së në Tiranë, Yuri Kim ka zhvilluar takime një grup gazetarësh dhe përfaqësues OJQ-sh që punojnë për çështjet e medias në Shqipëri në Ditën e Lirisë së Shtypit.

Ajo theksoi se një shtyp i lirë dhe i pavarur është thelbësor për demokracinë dhe se është e rëndësishme që gazetarët të bëjnë pyetje të vështira.

Diplomatja amerikane i nxiti që t’i përcjellin brezit të ri të gazetarëve mësimet që kanë marrë për të qenë të fortë dhe të guximshëm.

“Shpresoj se nuk do ta nënvlerësoni kurrë rëndësinë e asaj që po bëni. Shpresoj se do të vazhdoni të bëni atë që po bëni”, u tha gazetarëve ambasadorja Kim.

Pjesëmarrësit diskutuan sfidat me të cilat përballen, duke përfshirë mungesën e qasjes në informacion, pasigurinë në punë dhe mungesën e transparencës financiare nga institucionet publike dhe organizatat mediatike.

dita e lirisë së shtypit yuri kim

Lini një Përgjigje