Kryeministri Edi Rama thotë se në garën për zgjedhjet vendore të datës 14 maj 2023 nuk e shikon më si një betejë më kundërshtarët politikë, por një betejë që vendi të ecë përpara.
“Kjo fushatë është ndryshe, nuk e ndjej si një betejë me kundërshatrë, por e ndjej si një betejë përcaktuese për vitet që vijnë në sensin e shkuarjes përpara të vendit dhe bashkive tona. Nuk është një fushatë shumë konfrontuese, sepse nuk janë kundërshatërt…”, tha Rama.
I pyetur nëse nuk i vlerëson si të denjë kundërshtarët ai tha:
“Nuk është çështja të denjë, një kandidat është më shumë se sa një person, është një burim energjie që ka të bëjë me mbështetjen që ka, ka të bëjë me forcën që përfaqëson. Ka të bëjë me aftësitë që ka, në këtë aspekt…”, u shpreh kryeministri.
Ndërsa për bashkëpunimin me kryetarët e bashkive i ftuar në emisionin “Wake up” ai se nuk do të bashkëpunojë me kandidatët e koalicionit “Bashkë Fitojmë”, nëse zgjidhen kryebashkiakë pas 14 majit.
Rama tha se bashkëpunimi ka qenë i vështirë për shak se mungon vullneti.
“Eksperienca ka treguar që edhe pa pasur këtë ngërç kaq të rëndë të një damkosjeje ndërkombëtare, bashkëpunimi ka qenë i vështirë për shkak të vullnetit të munguar. Tani kjo bëhet edhe më e vështirë sepse gjithë përpjekja është që luftohet me qeverinë, nuk është se ofrohet diçka për të mirën e vendit. Në fund të ditës themeli është çfarë do ofrosh më shumë në bashki.”, tha ai.
Lini një Përgjigje