TAGS-AT E JAVËS

Politike 2 Maj 2023, 20:21

“Sikur të dija biro ç’di, më mirë veten kisha varur”, Berisha i thur vargje Ramës: Lëre gjyshen, ti ke marrë rrugën e djallit

Shkruar nga Pamfleti

“Sikur të dija biro ç’di, më mirë veten kisha

Ish-kryeministri Sali Berisha ka deklaruar se kryeministri Edi Rama shkon në Shkodër dhe përpiqet të mashtrojë qytetarët duke i thënë që është çerek shkodran dhe se gjyshja e tij e ka origjinën nga Shkodra.

Gjatë fjalës së tij në një takim në Shkodër, Berisha tha se vërtetë gjyshja e tij ka qenë shkodrane, por nëse ajo do ta dinte se çfarë ka bërë djali i saj, babai i Ramës dhe vetë Rama do të thoshte se më mirë do të ishte të kishte varur veten.

Më tej, ai shtoi se po jetojmë në formën më të egër të monizmit, që nuk bazohet në teokraci por në bandokraci.

"Ai vjen këto dhe përpiqet të mashtrojë, jam çerek Shkodran, gjyshen e kam pasur shkodrane. Gjyshja e tij ka qenë një shkodrane fisnike, po ju them unë. Por problemi i saj është se, njëlloj si i asaj nënës në poemën e Bertol Brehtit, që thotë; Këtë këmishë ngjyrë kaki dhe këto çizme t’i kam falur, sikur të dija, biro çdi, më mirë veten kisha varur. Edhe gjyshja jote po ta dinte Edvin, se yt atë djali i saj, do të firmoste për varjen në litar të poetit që do t’i këndonte lirisë, të drejtave të njeriut, do t’i vinte këtë epitaf tek guri i varrit. Shkodra përmbysi e para monizmin në vitin 91. Por sot ne jetojmë një monizëm, që sipas sociologëve dhe politologëve të njohur të kohës, është forma më e egër e monizmit. Forma e monizmit që nuk bazohet në teokraci, por në bandokraci. Në sundimin e bandës”, deklaroi Berisha.

berisha rama gjyshe shkoder

Lini një Përgjigje