
Analisti Skënder Minxhozi duke komentuar fushatën elektorale që po bëjnë partitë politike në vend në kuadër të zgjedhjeve lokale të 14 majit, është shprehur se gara për qytetin e Shkodrës mund të ketë surpriza.
Në një intervistë për “AbcNews”, ai tha se Sali Berisha nuk do ta ketë të lehtë garën në këtë qytet dhe për këtë solli në vëmendje dy elementë përcaktues: humbjen e mbështetjes nga Partia e Lirisë dhe futja në garë e Benet Becit, një emër, i cili sipas Minxhozit është një aset menaxherial, që është krijuar në qeverinë Berisha dhe në këtë kuadër mund të marrë shumë vota nga e djathta.
Minxhozi shtoi se gara në kryeqendrën e veriut është e ethshme dhe këtë gjë që e tregojnë edhe sondazhet që kryhen.
“Në Bashkinë e Shkodër ka probleme dukshëm se sa një kandidat i Aliebajt të cilin do ta kontrollonte lehtësisht. Berisha në Shkodër ka humbur krahun e ish-LSI. Berisha ka një faktor që quhet Tom Doshi, i cili është konsoliduar me kalimin e viteve dhe është provuar se është një faktor i qenësishëm në terren dhe mbi të gjitha. Berisha ka një probleme të madh në Shkodër që quhet Benet Beci, të cilin do ta ketë të vështirë ta sulmojë, sepse është një aset menaxherial i krijuar nga qeveritë Berisha dhe që ka punuar dhe me qeveritë socialiste. Benet Beci është një investim që kalon lojërat politike brenda të djathtës apo nëse doni ju edhe mes të djathtës dhe të majtës. Është një aset që shtrihet dhe që fillon nga e majta dhe futet thellë në territoret e së djathtës. Po krijohet një garë e ethshme në Shkodër, dhe siç e thonë sondazhet, që gara do jetë milimetrike dhe kjo është një herë e parë për këtë qytete dhe këtë bashki, siç ju e dini, që nuk ka fituar asnjë kandidat i majtë në këto 32 vite”, tha ai.
Lini një Përgjigje