TAGS-AT E JAVËS

Politike 2 Maj 2023, 18:32

“Në zgjedhje për hallet personale”, Rama shton sulmet ndaj dyshes Berisha-Meta: Duan të marrin peng Shqipërinë

Shkruar nga Pamfleti

“Në zgjedhje për hallet personale”, Rama shton sulmet ndaj

Kryeministri Edi Rama nuk ka ndalur akuzat për ish-kryeministrin Sali Berisha dhe kreun e PL, Ilir Meta duke iu drejtuar si “çifti” që kërkojnë të marrin peng Shqipërinë.

Në një takim me qytetarët e Devollit, Rama tha se ata nuk janë njerëz që duan të mësojnë se si të  punojnë por janë futur në zgjedhje vetëm për hallet e tyre personale.

“Atje ka, akoma kazanët në Shkodër i mbulojnë plehrat. Kështu janë ata, nuk dinë, nuk duan dhe këtë herë është edhe më keq. Nuk e kanë fare mendjen as të mësojnë se si mund të bëhet më mirë puna. Këtë herë, është vetëm historia e halleve shumë personale të atij çiftit, çifti që as emrin nuk dua t’ia përmend se nuk ia vlen, kërkon të marrë pengje nëpër Shqipëri. Sot, Shqipëria është më e respektuar se ç’ka qenë ndonjëherë në sytë e botës. Sot, Shqipëria është një vend i cili ulet si i barabartë në të gjitha tryezat”, u shpreh Rama.

rama sulm berisha meta shqiperi

Lini një Përgjigje