TAGS-AT E JAVËS

Politike 2 Maj 2023, 12:04

"Janë bërë kashtë e k***", Rama lëshon gojën keq ndaj PD-së në Kolonjë

Shkruar nga Pamfleti
"Janë bërë kashtë e k***", Rama lëshon
Kryeministri Edi Rama në Kolonjë

Kryeministri Edi Rama ditën e sotme ndodhet në fushatë për zgjedhjet lokale të 14 Majit në juglindje të vendit.

Gjatë një takimi me qytetarët në Kolonjë, kreu i qeverisë nuk foli për program apo projekte, por sulmoi PD-në në pjesën kryesore të fjalës së tij.

“Janë bërë kashtë e ko*e nga të katërta anët. Të vijnë në vete. Një parti që zihen kush është i vërteti. Janë çakërdisur komplet.

Demokratët duhet t’u thonë, “ejani në vete”. Jemi në një moment kthese shumë të madhe.” tha ai.

Rama gjithashtu u bëri thirrje qytetarëve që të mos votojnë ata që janë shpallur ‘non grata’ nga aleatët tanë më të fuqishëm, ndërsa theksoi se nuk meritojnë asnjë shans askund në asnjë pikë të vendit.

"Janë marra masa që të përgatitet terreni dhe ky të jetë një korridor i gjelbër përmes një bashkie që është një nga bashkitë më të gjelbra të vendit tonë.  Ato nuk meritojnë asnjë shans askund në asnjë pikë të vendit. Me këtë afërsi që krijohet më rrugën e re, patjetër që është një vlerë e shtuar edhe për Korçën. Ata nuk dinë që të bëjnë dhe të realizojnë projekte. Si mundemi ne një shqiptar një qytetar një njeri i përgjegjshëm, një njeri që ka pak sens dashurie për atdheun të shkojë dhe të votojë për persona, të cilët ata aleatë na e kanë thënë më shkrim janë të padëshirueshëm non grata.", tha Rama.

 

rama kolonjë

Lini një Përgjigje