TAGS-AT E JAVËS

Politike 2 Maj 2023, 10:24

Turrja ndaj Luizit, shenja dëshpërimit të Sali Berishës në Shkodër

Shkruar nga Pamfleti
Turrja ndaj Luizit, shenja dëshpërimit të Sali Berishës
Sali Berisha dhe Luiz Ejlli

Zakoni i kapjes për xhakete të personave të famshëm për të marrë famën e tyre dhe për ta përdorur, është një gjest i shëmtuar i politikës shqiptare...

Ka mbi 48 orë që njerëzit e afërt mediatikë të Sali Berishës, i janë turrur në rrjete Luizit të Big Brotherit, pas deklaratës që ai bënte, ku vlerësoi në mënyrë humane Benet Becin.

Ku i përmendi se e ka punësuar në KESH, kur Beci ka qenë drejtor i përgjithshëm. Pas kësaj, njerëz të medias së Berishës, ku menaxher është vëllai i Bardh Spahisë, i janë vërvitur djaloshit nga Shkodra. Po ne të kemi çuar në ambasadë, të bëmë konsull, të dhamë licencë noteri, e kështu me radhë duke nënkuptuar se i dhanë edhe një grua në një familje të rëndësishme, e më pas i thonë se Beci e bëri një specialist të rëndomtë.

Kjo garë, se kush i ka bërë nder më shumë personazhit më popullor televiziv, duket pikërisht një shenjë dobësie i kundërshtarëve të Benetit, të cilët dëshpërimisht pretendonin të merrnin pikë, e të bënin flamur një personazh televiziv, i cili nuk ka lidhje me politikën, garën e Shkodrës apo edhe me vetë bashkinë.

Zakoni i kapjes për xhakete të personave të famshëm për të marrë famën e tyre dhe për ta përdorur në politikë, është një gjest i shëmtuar i politikës shqiptare, që mbi të gjitha po e përdor ‘Lali’ Eri në Tiranë.

Kjo vjen si mungesë e një personaliteti politik e profesional për të dalë përpara njerëzve.

Bardh Spahia, dhe shefat e tij, Sali Berisha dhe Ilir Meta, duket kanë prekur realisht një realitet krejt tjetër në Shkodër. Një realitet që nuk vjen nga politika, apo mentaliteti i tyre për ‘bunkerin’ politik. Realitetin e ka thyer pa zhurmë, por me argumente Benet Beci, i cili po sjell një model që cili sipas të gjitha gjasave do të jetë standard për Shkodrën në çdo zgjedhje të mëpasshme. Standard, ku ka nxjerrë lakuriq një politikë të tërë, e cila pa pikë turpi nuk merret me problemet e qytetit, por e ka lënë gjysmën e Shkodrës, jashtë jetës urbane. Mjafton të shikosh lagjet afër qendrës, pikërisht pas Teatrit Migjeni, te shkolla ‘Xheladin Fishta’, Dërgut e Dudas, ku nuk është e asfaltuar asnjë rrugë, mjafton të shikosh plehrat e qytetit apo tregjet.

Tregu i Rusit, është fiks siç ka qenë para 30 vitesh, ku peshku shitet në rrugë dhe e gjithë zona qelbet era peshk. Në mes të qytetit, përkatësisht te godina e Rektoratit të Universitetit, era e peshkut të qelbur kutërbon non- stop 24 orë në 7 ditë, pikërisht se nuk është zgjidhur problem i mbeturinave. Hapja e sezonit të Velipojës nga Bardh Spahia, ishte dëshmia e këtij degradimi. Ku u pastrua vetëm pjesa që do të përdorej si shesh xhirimi. E Velipoja është një zonë turistike, ku pritet të dynden këtë sezon, por ka vetëm 2 punonjës pastrami, që edhe sot që është pa njerëz nuk ja dalin dot ta pastrojnë, Rëra është bërë shkëmb e plehrat dominojnë peisazhin e një  nga bregdeteve më të bukur të Shqipërisë. E këtu nuk hyn as Luisi e as Beneti, vetëm politika e mbrapshtë që as ka vizion e plan, por nuk e ka as shqetësim pastrimin e territorit të bashkisë. Këtu nuk ka lidhje “tradhtia” Luizit, që shprehi thjesht një mirënjohje për Benet Becin. E mirënjohja nuk është peshore, por një virtyt që e kanë njerëzit me këmbë në tokë. / Pamfleti

luizi sali berisha shkodra benet beci

Lini një Përgjigje