TAGS-AT E JAVËS

Politike23 Mars 2025, 20:14

Tom Doshi "i jep një dorë” Ramës, sulmon Berishën: Je hajdut, do ta marrim një deputet në Kukës!

Shkruar nga Pamfleti

Tom Doshi "i jep një dorë” Ramës, sulmon

Teksa fushata elektorale për zgjedhjet e 11 majit duket se ka kohë që ka nisur, kryetarët e partive në vend kanë nisur sulmet ndaj njëri-tjetrit me akuza nga më të ndryshmet.

Kreu i PSD-së, Tom Doshi gjatë një takimi me banoret në njësinë administrative Rrethina, shpërtheu në akuza ndaj kreut të PD-së Sali Berisha, duke e pozicionuar edhe një herë veten krah kryeministrit Edi Rama për këto zgjedhje.

“Sali, ti je hajdut që nga viti 1991, që ke vjedhur para nga arkat e PD-së. Ti duhet të quhesh hajdut, jo unë. Ti di vetëm të shpifësh dhe të shash. Humbi edhe Bashkinë e Shkodrës, humbi edhe Bashkinë e Vaut të Dejës dhe kjo e dhemb shumë. Një mandat do ia marrim ne në Kukës. Do ketë humbjen më të turpshme“, tha Doshi.

Doshi pretendon se Partia Social Demokrate nga 3 deputetë që ka aktualisht, do të zgjerohet duke marre mandate në të gjithë vendin.

Lini një Përgjigje