TAGS-AT E JAVËS

Politike23 Mars 2025, 17:27

"Nuk ke vend mbi tokë", Berisha paralajmëron Ramën: Më 11 maj do jetë fundit yt!

Shkruar nga Pamfleti

"Nuk ke vend mbi tokë", Berisha paralajmëron Ramën:

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka akuzuar kryeministrin Edi Rmaa për shkatërrimin e lirisë së shqiptarëve dhe për rikthimin e censurës.

Gjatë fjalës së tij me shqiptarët në Napoli, Berisha ka kritikuar gjithashtu masat e marra nga qeveria, duke përmendur përdorimin e TikTok-ut si një mjet për të mbyllur gojën kritikëve të rinj.

Ish-kryeministri u shpreh i bindur se data 11 maj do të jetë një moment vendimtar për të ardhmen e Shqipërisë, duke paralajmëruar se shqiptarët do të mblidhen masivisht për të votuar.

Ai gjithashtu paralajmëroi Ramën, teksa tha se më 11 maj do të jetë fitorja e shqiptarëve dhe fundi i tij.

“Edi Rama prite diasporën se po vjen pasi u shkatërrove shqiptarëve liritë dhe riktheve censurën. Ti vare në litar Tik Tok-un, mjetin më modern të komunikimit të të rinjve dhe e bëre sepse nuk duroje kritikat e tyre. 11 maji është dita e tyre dhe fundi yt. Më 11 maj do vërshojnë nga deti dhe toka e ajri në Shqipëri. Shqiptarët i lindin nënat për të luftuar për liri, për t’i dalë zot Shqipërisë. Prite diasporën Edi Rama, nuk ke vend mbi tokë”, tha Berisha.

 

Lini një Përgjigje