TAGS-AT E JAVËS

Politike23 Mars 2025, 14:03

Replikat Rama-Basha, Tabaku: Njerëzit nuk kanë nevojë për tallava!

Shkruar nga Pamfleti
Replikat Rama-Basha, Tabaku: Njerëzit nuk kanë nevojë për
Jorida Tabaku

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka komentuar replikat e fundit mes kryeministrit Edi Rama dhe kryedemokratit Lulzim Basha në rrjetet sociale.

Tabaku tha se ndjen keqardhje për këdo që mendon se fama e momentit mund t’i sjellë vëmendje, gjë që sipas saj, i shërben vetëm kryeministrit Rama.

Ajo tha gjithashtu se njerëzit nuk duan këngë e tallava, por kanë nevojë për një alternativë konkrete, që sipas saj, Partia Demokratike e ofron.

“Unë ndiej keqardhje për këdo që mendon se fama e momentit mund t’i sjellë vëmendje. Sepse mendoj se po bën pikërisht atë që po i shkon Edi Ramës pas fillit me diskutimin e këngës e tallavasë. Njerëzit kanë nëvojë për alternativë dhe mendojnë se do zgjedhin alternativën.

Nuk jam nga ato politikane që kërkoj liket në Facebook, sepse nuk kanë asnjë vlerë liket në Facebook. Ka vlerë mbështetja te njerëzit. Nuk kanë nevojë qytetarët shqiptarë sot që ne të kopjojmë Edi Ramën, por kanë nevojë për atë se çfarë do bëjmë nesër për ta.

Është një përgjegjësi shumë e madhe, edhe unë kam përgjegjësi sepse kanë ndenjtur 12 vite në opozitë. Fuqinë e kemi nga njerëzit, votën na e japin njerëzit dhe duhet të flasim për njerëzit”, tha Tabaku për "A2 Cnn".

Lini një Përgjigje