TAGS-AT E JAVËS

Politike23 Mars 2025, 11:12

Rama kritikon ashpër operatorët turistikë: Bëni hile të mëdha, duhet të paguani detyrimet te bashkia

Shkruar nga Pamfleti
Rama kritikon ashpër operatorët turistikë: Bëni hile të
Kryeministri Edi Rama

Kryeministri Edi Rama po mban sot një takim me kryetarët e bashkive bregdetare tour operatorë, hotelierë nga Himara dhe Vlora, Durrësi, Lezha.

Rama kritikoi tur-operatorët se bëjnë hile të mëdha dhe se informaliteti në turizëm duhet të marrë fund. 

"Ka hile të madhe që e bëni të tërë ju. Hile me deklarimin e netëve të fjetjes" tha Rama. 

Nga Vlorë, ai u tërhoqi vëmendjen operatorëve, kur kërkoi që të deklarojnë të gjitha netët e fjetjes.

“Bëni një hile të madhe me deklarimin e netëve të fjetjes. Për t’ju dhënë mundësi që të dilnin faqebardhë, ju kemi ulur TVSH-në prej vitesh, më poshtë se të tëra vendet e tjera. Jua kemi ulur 6% që të deklaroni se sa… nga 10 milionë e 555 mijë turistë në 2023, 3 milionë e ca netë të deklaruara qëndrimi. Është pak problem. Këtë vit do t’ju japim mundësinë që ju të bëni paradeklarim. Nëse nuk doni as kontrolle, deri në maj, do të paguani detyrimin te bashkia. Përgatituni se në 2026 nuk do keni nga të lëvizni më se do fusim platformën digjitale e-visitors”.

kryeministri edi rama rama ‘dush të ftohtë’ operatorëve turistikë

Lini një Përgjigje