TAGS-AT E JAVËS

Politike23 Mars 2025, 14:29

Takimet me emigrantët, Berisha shfaqet në Itali me dorezë boksi dhe shishe shampanje

Shkruar nga Pamfleti
Takimet me emigrantët, Berisha shfaqet në Itali me dorezë boksi
Berisha në Itali

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha do të zhvillojë ditën e sotme në orën 15:00, një takim me bashkëatdhetarët shqiptarë në Napoli.

Para këtij eventi, Berisha ka zhvilluar një takim edhe me Kryetarin e Komunës Antonio Trombetta, Nënkryetarin Pasquale Salzillo dhe Këshilltarin Domenico Moriello në biznesin e afaristit shqiptar Kujtim Potja.

Ka qenë vetë Berisha që ka ndarë pamje nga takimi në fjalë, teksa shihet se të pranishmit i dhurojnë kryedemokratit edhe një shishe shampanje dhe një dorezë boksi, të dyja në ngjyrë ari.

“Momente nga takimi sot me Kryetarin e Komunës Antonio Trombetta, Nënkryetarin Pasquale Salzillo dhe Këshilltarin Domenico Moriello në biznesin e afaristit shqiptar Kujtim Potja”, ka shkruar Berisha krah videos së publikuar në faqen e tij në Facebook.

berisha në itali

Lini një Përgjigje