
"Një grup njerëzish që kanë qenë të aftë të bëjnë një gjë, ta mbyllin partinë dhe t’iu thonë njerëzve lere ç’thotë Rama në TV, këtu jemi ne."
Kryeministri Edi Rama ka prezantuar ditën e sotme kandidatët për deputet të Partisë Socialiste në qarkun e Vlorës. Gjatë takimit me socialistët, ndryshe nga qytetet e tjera, Rama shprehur pakënaqësi dhe sulmoi drejtuesit e Partisë Socialiste në Vlorë.
Sipas tij, drejtuesit e PS-së së Vlorës kanë punuar kundër interesit të partisë dhe e kanë dëmtuar atë me veprimet e tyre. Kryeministri theksoi se kundërshtari i vetëm i PS-së në Vlorë nuk ka qenë opozita, por Partia Socialiste e Vlorës. Kreu i qeverisë shtoi se kishte dëgjuar se një grup njerëzish brenda PS-së në Vlorë injoronin udhëzimet e tij dhe bënin sipas kokës së tyre.
“Unë kam shumë rezerva për Partinë Socialistë të Vlorës dhe kjo nuk është sekret. E kam ndarë këtë gjë vazhdimisht me kë kam mundur këtu. Unë kam besuar dhe besoj që pengesa jonë për të marrë atë që mund të marrim nga vlonjatët, për atë që kemi bërë dhe atë që do të bëjmë, pavarësisht të metave dhe gabimeve, pengesa jonë nuk është e nuk ka qenë ndonjëherë kundërshtar, por Partia Socialiste e Vlorës. Unë kështu besoj. Kur them PS, jo anëtarësia, por një grup njerëzish që kanë qenë të aftë të bëjnë një gjë, ta mbyllin partinë dhe t’iu thonë njerëzve lere c’thotë Rama në TV, këtu jemi ne.
Dhe dje jam ndjerë shumë keq kur kam dëgjuar nga disa nga ata të rinjtë se si janë ndjerë në raport me përfaqësuesit tanë këtu. Këta deputetë që janë listë këtu sot në listë dhe nesër në Parlament, nuk janë dhe nuk duhet të jenë vetëm deputetë e socialistëve, por deputetët e gjithë Vlorës dhe gjithë vlonjatëve. Vlora është shumë e vogël për t’i lejuar vetes një luks tepër absurd, që të gjithë njerëzit që duhen për të kontrubuar ti qëmtojmë me një anë. Ne duhet të jemi të zotë që njerëzit më të mirë më të zot, ata që duan të punojnë për Vlorën, për qarkun, për Shqipërinë, duhet të kenë një shans për ta bërë një gjë të tillë, pavarësisht se kë përfaqëson, kjo duhet të jetë Partia Socialiste”, tha Rama ndër të tjera.
Ky reagim dhe irritim i Ramës në Vlorë, lë hapësira për të dyshuar se mbase kryeministrit nuk i dalin mirë llogaritë me vetëm pak javë larg zgjedhjeve të 11 majit.
Ndoshta dështimi i qeverisë për të mbushur pritshmëritë e qytetarëve vlonjatë, si dhe mungesa e përgjegjësisë, gjatë përmbytjeve të fundit që kthyen qytetin e Vlorës në “Venecia”, janë ende në mendjet e vlonjatëve.
Këta të fundit janë treguar gjithmonë të zgjuar në zgjedhje, pasi kur e ka dashur puna e kanë treguar revoltën e tyre me votë. Gjithçka mbetet për t'u parë pas 11 majit./Pamfleti
Lini një Përgjigje