TAGS-AT E JAVËS

Politike11 Dhjetor 2024, 10:06

Thellohet debati, Gjykata e Lartë nis procedurat për zëvendësimin e Holta Zaçajt si kryetare e Kushtetueses

Shkruar nga Pamfleti
Thellohet debati, Gjykata e Lartë nis procedurat për
Holta Zaçaj

Ditën e djeshme, Zaçaj njoftoi sot se do t’i drejtohet Komisionit të Venecias për të përcaktuar afatin e përfundimit të mandatit të saj.

Gjykata e Lartë ka hapur procedurat për aplikime për të zëvendësuar kryetaren e Gjykatës Kushtetuese, Holta Zaçaj.

Sipas Gjykatës së Lartë, ndryshe nga sa pretendon zonja Zaçaj, mandati i saj përfundon në mars të vitit 2025.

Zaçej u zgjodh më 16 Janar 2023 si anëtare e Gjykatës Kushtetuese në vendin vakant që ishte krijuar për shkak të përfundimit në 10 Mars 2017 të mandatit të Vitore Tushës, e cila si gjyqtare në detyrë vijonte të ushtronte mandatin deri në zëvendësimin e saj.

“Pra, bazuar në nenin 179, pika 3 të Kushtetutës, Holta Zaçej do të qëndronte në detyrë deri në Mars 2023”, njofton Gjykata e Lartë.

Ditën e djeshme, Zaçaj njoftoi sot se do t’i drejtohet Komisionit të Venecias për të përcaktuar afatin e përfundimit të mandatit të saj.

Nëpërmjet një deklarate ajo bëri të ditur se duke qenë se as dispozita kushtetuese dhe as vendimi i Gjykatës së Lartë për zgjedhjen në detyrë të gjyqtares kushtetuese, nuk ka një datë të përcaktuar për përfundimin e kësaj detyre, si afat fundor i ushtrimit të detyrës do të duhet të konsiderohet fundi i vitit 2025.

Në këtë mënyrë, ajo hodhi poshtë aludimet se duhet të kishte shpallur tashmë përfundimin e mandatit të saj.

Ndërkohë, Gjykata e Lartë ka hapur sot procedurat për zgjedhjen e anëtarit të ri të Gjykatës Kushtetuese me mandat të plot 9-vjeçar. Afati i pranimit të kërkesave të kandidatëve është 30 ditë nga data e publikimit të njoftimit.

 

holta zaçaj gjykata e lartë nis procedurat për zëvendësim

Lini një Përgjigje