TAGS-AT E JAVËS

Politike10 Dhjetor 2024, 19:15

“Të baltosemi nga këpucët nëpër çdo rrugicë”, Berisha porosi grupit të Tiranës për zgjedhjet e 11 majit: Të trokasim në çdo derë!

Shkruar nga Pamfleti
“Të baltosemi nga këpucët nëpër çdo
Sali Berisha

Kreu i PD, Sali Berisha ka mbledhur në një takim grupin e punës për Tiranën, duke dhënë porositë e tij për zgjedhjet parlamentare të 11 majit.

Berisha tha se për të fituar zgjedhjet e 11 majit duhet të trokasin në dyert e çdo qytetari. “Të baltosemi nga këpucët në rrugët dhe rrugicat e këtij qyteti”, tha kreu i PD.

Sali Berisha tha nder te tjera se beteja për zgjedhjet e ardhshme kërkon që të trokitet në dyert e qytetarëve të Tiranës.

Ish-kryeministri kërkoi që të ndiqet shembulli i fushatës elektorale të Donald Trump, i cili triumfoi përballë rivales Kamala Harris.

“Në përmbushje të këtij misioni ju takon ju së pari të riparoni cdo gabim që mund të jetë bërë në krijimin e këtij ekipi elektoral të kryeqytetit dhe të përfshini personalitete, influentë në zonat tona në mënyrë që të jemi sa më përfaqësues dhe sa më të fortë në këtë betejë. Kjo është një beteje e një rëndësie më e rëndësishmja. Ju garantoj se në një mënyrë apo tjetër, po të kemi parasysh pasojat shkatërrimtare demografike të këtij regjimi, PD nuk ka bërë betejë më të rëndësishme sesa kjo. Kjo betejë kërkon që ne pa ndërprerë të trokasim në dyert e qytetarëve të Tiranës, të baltosemi nga këpucët në rrugët dhe rrugicat e këtij qyteti.

Ka një faktor i provuar në të gjitha kohërat si faktor suksesi dhe kjo është takimi me njerëzit. Kanë rëndësi të gjitha të tjerat, por në raste të caktuara, psh po të ishte për mediat Kamala Harris fitonte me 80 % garën me Presidentin Trump. Por fitimtarët e fituan me takime intenisve me qytetarët amerikane. Nuk u ankuan, shumë të rralla ankesat, megjithëse mediat në tërësi ishin kundër tyre. Pse unë marr shembull? Duhet të jemi të vetëdijshëm, për të gjitha ata që ndjekin fushatën elektorale, fushata elektorale që prin në botë me risitë e veta është fushata presidenciale e SHBA”, tha tjera Berisha.

sali berisha

Lini një Përgjigje