
Ditën e sotme është përkujtuar vepra e Arbën Xhaferit, ish politikani dhe mendimtar shqiptar i Maqedonisë së Veriut. I pranishëm ishte dhe kryeministri Edi Rama, i cili tha se Xhaferri e ktheu patriotizmin në një mision për vetëdijen kombëtare.
Gjatë fjalës së tij, Rama u shpreh se ëndrra e Xhaferit, ishte integrimi i popullit shqiptar, në sistemin e vlerave perëndimore.
“Më vjen mirë që jam këtu sot dhe që dëshira e djemve dhe vajzave të fondacionit “Arbën Xhaferi” u bë realitet. E kishin me shumë dëshirë të organizonin këtë aktivitet që fillon sot me këtë mbrëmje përkujtimore”, tha Rama.
Por nuk munguan elozhet edhe ndaj Ali Ahmetit. Rama e “ngriti në qiell”, një ditë pas shuplakës së fuqishme që erdhi nga SHBA. DASH shpalli “non grata” ish-zv/kryeministrin maqedonas Artan Grubi, një nga njerëzit e afërt të Ali Ahmetit. Me atë rast Rama u kujtua të flasë dhe për gjuhën shqipe.
“Janë kohëra të vështira dhe s’dimë si do i marrin, si ‘mora pushkën mora malit të luftoja për atdhe ku ta dija unë i shkreti që armiku ishim ne’. Unë uroj që ti të mos biesh kurrë hero se na duhesh dhe rruga është akoma e gjatë, si me dorë futet edhe tema e gjuhës shqipe e cila është në një kontest të pakuptueshëm për mua në gjykatën Kushtetuese, unë nuk them që udhëheqësit e Gjykatës Kushtetuese e kanë gabim, por mendoj që çka shqipja ka fituar si të drejtë qytetare në Maqedoninë e Veriut nuk është një çështje e Gjykatës Kushtetuese, nuk është një çështje e ligjeve e vullneteve të përkohshme, të partive politike", tha Rama.
Lini një Përgjigje