
Kryetari i Partisë Demokratike-Demokratët Euroatlantikë, Lulzim Basha ka reaguar lidhur me publikimin e opinionit të Venecias për mandatin e Olta Xhaçkës.
Sipas Bashës, Komisioni i Venecias thekson në opinion se mazhoranca duhet të mblidhet dhe ti heq mandatin deputetes Xhaçka. Për kreun e Partisë Demokratike-Demokratët Euroatlantikë, çdo interpretim tjetër është i kotë.
“Sot ka vetëm një reagim që duhet të vijë nga mazhoranca: Të mblidhen dhe t’i heqin mandatin Olta Xhaçkës. Ky është shkurt dhe saktë opinioni i Venecias. Çdo interpretim tjetër është përpjekje mjerane për t’u kapur me thonj pas paligjshmërisë.
Në asnjë vend demokratik nuk mund të diskutohet vendimi i Gjykatës Kushtetuese. Në asnjë vend nuk mund të targetohet drejtësia sipas interesit politik dhe individual, siç fatkeqësisht po bëhet sot nga mazhoranca dhe një pjesë e opozitës”, shkruan Basha në rrjetin social “Facebook”.
Lini një Përgjigje