TAGS-AT E JAVËS

Politike10 Dhjetor 2024, 11:12

Rama iu heq “merakun” shqiptarëve për korrupsionin: Mandatin e katërt, prokurimet publike me inteligjencë artificiale!

Shkruar nga Pamfleti

Rama iu heq “merakun” shqiptarëve për korrupsionin:

Kryeministri Edi Rama në konferencën rajonale ku u diskutua revolucioni digjital si fuqi e re e mirëqeverisjes tha se inteligjenca artificiale është tashmë një risi që po përdoret në masë të gjerë. 

Gjatë fjalës së tij Rama se janë fokusuar te një tjetër fazë të re të luftës kundër korrupsionit, duke nënvizuar se po punohet për të realizuar prokurimet publike në mandatin e katërt vetëm me anë të inteligjencës artificiale.

“Në shumë aspekte rruga tradicionale do të ishte shumë herë më e vështirë dhe më e gjatë për të arritur objektivat dhe më pas ballafaqohemi me ëndrrën tonë të anëtarësimit të BE ne na jem edhe më shumë kurajë. Sot e tha drejtorja e AKSH-it që është edhe udhëheqësja e jetës së përditshme në këtë proces që ne po bëjmë procesin e integrimit në BE në fazën e negociatave për anëtarësim falë edhe një instrumenti të ri të papërdorur më parë që është një model i ndërtuar prej nesh enkas i inteligjencës artificiale. Ky model të jep mundësinë të realizojmë më shpejt të gjithë procesin, të realizojmë përkthimin në kohë rekord por edhe të kemi analiza të këtyre teksteve. Nuk bëhet fjalë për disa qindra, por për disa mijëra dhe ritmi i punës sonë dhe i kapaciteteve tona legjislative ishte rreth 60 cope pjesë në vit, dhe po të keni parasysh këtu bëhet fjalë për 4 mijë dhe imagjinoni se sa i gjatë do të ishte procesi. Tjetra që po bëjmë dhe që lidhet me një fazë të re të luftës kundër korrupsionit, për të realizuar prokurimet publike. Tani jemi në një fazë të re të prokurimeve publike dhe pavarësisht se çfarë thuhet në aspektin e prokurimeve publike ne nuk kemi asnjë piketë të ndërmjet dhe jemi në vendin e parë në rajon”, tha Rama.

 

Lini një Përgjigje