TAGS-AT E JAVËS

Politike10 Dhjetor 2024, 09:57

Basha akuza Ramës: Aleanca e kryeministrit me ‘Çyrbet’, ka bllokuar ligjin për vetting-un e politikanëve

Shkruar nga Pamfleti

Basha akuza Ramës: Aleanca e kryeministrit me ‘Çyrbet’,

Kryetari i Partisë Demokratike-Demokratët Euroatlantikë, Lulzim Basha, ka rikthyer në vëmendje dosjen “Çyrbja”, duke akuzuar mazhornacën se me anë të bandave dhe krimit, i vodhën zgjedhjet e vitit 2021.

Me anë të një postimi në rrjetin social “Facebook”, Basha shprehet se është kjo aleancë mes krimit dhe politikës, e faktuar nga dosjet e SPAK, arsyeja pse Edi Rama mban peng, sipas tij, ligjin për vetting-un në politikë.

Ai theksoi se ndarja e politikës nga krimi është prioritet për një të ardhme të sigurt të vendit.

Lidhjet e politikës me krimin po bëhen ditë pas dite më të qarta, duke dëshmuar sesi pushteti merret përmes bandave dhe në këmbim i shërben atyre e jo qytetarëve. Dosja “Çyrbja” dëshmoi sesi ndryshimi u pengua në vitin 2021 nga shkatërrimi i zgjedhjeve nga bandat, të cilat arritën të përcaktojnë renditjen e kandidatëve të tyre në listën e firmosur nga Edi Rama, madje se vetë mandati i tij është produk i krimit të organizuar.

Kjo aleancë mes krimit dhe politikës, e faktuar nga dosjet e SPAK, është edhe arsyeja pse Edi Rama mban peng prej më shumë se një viti ligjin për vetting-un në politikë. Kjo pengesë artificiale për pamundësimin e vetting-ut në politikë, teksa koha e provon si të drejtë dhe të domosdoshëm, duhet të marrë fund.

Ndarja e politikës nga krimi, pastrimi i saj nga të gjithë ata që kanë abuzuar me taksat, pronat dhe besimin e shqiptarëve, është prioritet për të ardhmen e vendit. Shqipëria meriton më shumë”, njofton Basha.

Lini një Përgjigje