TAGS-AT E JAVËS

Politike 9 Dhjetor 2024, 18:26

E dërguara e SHBA mesazh të fortë: SPAK ka ndryshuar perceptimin e qytetarëve për qeveritarët!

Shkruar nga Pamfleti

E dërguara e SHBA mesazh të fortë: SPAK ka ndryshuar perceptimin

Ashtu si kreu i SPAK, Altin Dumani, edhe Nancy VanHorn ka vënë në pah faktin se SPAK nuk e lufton dot i vetëm korrupsionin, prandaj duhet mbështetje nga të gjithë...

Shtetet e Bashkuara të Amerikës e kanë bërë edhe një herë të qartë se janë në krah të SPAK dhe lufta kundër korrupsionit është imediate për ta. Në Ditën Ndërkombëtare Kundër Korrupsionit, e Ngarkuara me Punë Nancy VanHorn, u ka dërguar një mesazh institucioneve dhe të gjithë atyre që kanë ngritur kryet kundër drejtësisë së re.

Ashtu si kreu i SPAK, Altin Dumani, edhe ajo ka vënë në pah faktin se SPAK nuk e lufton dot i vetëm korrupsionin, prandaj duhet mbështetje nga të gjithë. Duhet theksuar se Dumani në shumë ratse ka ngritur shqetësimin se institucionet e tjera nuk bëjnë kallëizime në SPAK, duke vështirësur punën e prokurorëve.

Po ashtu, e dërguara e SHBA deklaroi se tani që SPAK po godet fort, ka ndryshuar edhe pritshmëria e qytetarëve për ata që i udhëheqin. Me pak fjalë sipas saj, qytetarët kanë tani tjetër perceptim për qeveritarët. Pra thënë hollë, nuk duan më njerëz të korruptuar. 

Dua të ndaj me ju se javën e kaluar kur isha në Vlorë, kjo ishte një temë që njerëzit e përmendën, qofshin studentë në universitet, aktivistë të shoqërisë civile, apo edhe zyrtarë publikë. Lufta kundër korrupsionit kërkon vërtet një transformim në qasjen dhe mentalitetin e dikujt. Ministrja përmendi një sërë institucionesh. Ajo përmendi edhe SPAK-un. Një gjë që më është bërë e qartë është se kur njerëzit mendojnë kundër korrupsionit, mendojnë SPAK-un. Kjo tregon ndikimin që SPAK-u ka pasur, ndaj kjo është një gjë e mirë. Por mendoj se zoti Dumani do të ishte personi i parë që do të thoshte se SPAK-u nuk vepron i vetëm. Çdo sukses që ata kanë në hetimin dhe ndjekjen penale të rasteve është për shkak të të gjithë të tjerëve në peizazhin e drejtësisë. Dhe më e rëndësishmja, sepse është pritshmëria që qytetarët shqiptarë kanë tani për qeveritarët e tyre. Pra, në mbyllje, dëshiroj të reflektoj për pjesën e fundit, rolin që ka çdo qytetar në këtë luftë. Sidomos të rinjtë, sepse lufta kundër korrupsionit është në të vërtetë lufta për të ndërtuar një të ardhme për Shqipërinë, ku e shihni veten të qëndroni në këtë vend dhe të zhvilloheni këtu”, tha Nancy VanHorn gjatë nisjes së projektit “Integrity Chronicles”, me mbështetjen e DASH, ku e pranishme ishte dhe ministrja për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin Adea Pirdeni.

SPAK është vënë në shënjestër nga të gjitha palët, si majtas dhe djathtas. Deri tani amerikanët e kanë mbrojtur me shumë forcë. Por ka shumë dilema me ardhjen e Trump në pushtet se si do të marrin rrjedhë gjërat. Ka nga ata që thonë se mund të kemi një ulje të ritmit, por shumë të tjerë thonë se ishte Donald Trump ai që hodhi miliona në mandatin e parë që të ngrihej SPAK. Ishte ai që shpalli “Non Grata” Adriatik Llallën, duke e bërë shembull në të gjithë botën. Ishte po ai që solli Yuri Kim si ambasadore. /Pamfleti

Lini një Përgjigje