Rama ka kërkuar që të hartohet një databazë me votuesit e pritshëm nga jashtë. Pra e njëjta databazë si ajo që doli vite më parë, që e kishin hartuar patronazhistët...
Kryeministri Edi Rama duket se nuk i dalin llogaritë për zgjedhjet e 11 majit. Edhe pse përballë ka një opozitë të shpartalluar, qëndrimi 3 mandate në pushte ka bërë të vetën dhe shumë socialistë po shohin alternativa të reja.
Sondazhet e brendshme që po bëjnë vetë socialistët tregojnë një zhgënjim të madh dhe një rritje të partive të reja. Kjo ka bërë që Rama të kthejë sytë nga Diaspora, por duket se aty e ka të vështirë të vërë në lëvizje patronazhistët.
Sot kryeministri mblodhi Kryesinë e PS, ku të pranishëm online ishin dhe krerët e bashkvie. Përveç disa ndryshimeve që bëri Rama, siç ishte dërgimi i Blendi Klosit në Dibër, mësohet se ka pasur diskutim të gjatë mbi votën e diasporës. Në Shqipëri patronazhistët janë bërë mjeshtra dhe e dinë me siguri të madhe se për kë voton gjithsecili. Mirëpo te diaspora është e vështirë matja.
Për këtë arsye, Rama ka kërkuar që të hartohet nja databazë me votuesit e pritshëm nga jashtë. Pra e njëjta databazë si ajo që doli vite më parë, që e kishin hartuar patronazhistët brenda vendit.
Kryeministrit nuk i dalin llogaritë dhe duke pasur emrat në letër do të sigurohet se sa vota merr nga jashtë. Edhe pse ka nisur një sërë turesh dhe takimesh, Rama e di se mund t’i kthehet në bumerang vota e diasporës. Futja saj ishte e qëllimtë nga ana e PS. Kryeministri e di se me votuesit brenda vendit e ka të vështirë të sigurojë 71 mandate dhe për këtë arsye futi në lojë diasporën. Mirëpo tani nuk e di se kush pritet të votojë e kush jo dhe i ka hedhur të gjithë në sulm.
Prandaj sot ai ka dhënë porosi që të gjithë të angazhohen edhe brenda vendit, duke synuar familjet që kanë emigrantë jashtë. Qëllimi është që t’i bindin, që tu dërgojnë fjalë atyre jashtë që të votojnë PS. Po ashtu koordinatori për diasporën Taulant Balla do të angazhohet në të gjitha shtetet kryesore ku ka më shumë shqiptarë, si Greqi, Itali, Anglia, etj., për të mbledhur sa më shumë vota.
Si duket, partitë e reja kanë nisur të shqetësojnë kryeministrin. Kjo duket qartë dhe nga reagimi publik, pasi si PD ashtu dhe PS po i sulmojnë emrat e rinj. /Pamfleti
Lini një Përgjigje