TAGS-AT E JAVËS

Politike 9 Dhjetor 2024, 13:05

Berisha ende me sytë nga Trump: Kur të marrë postin, do bëjmë të gjitha përpjekjet për heqjen e "non grata"-s

Shkruar nga Pamfleti

Berisha ende me sytë nga Trump: Kur të marrë postin, do

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha tha se pret dorëzimin e pushtetit dhe inaugurimin e Presidentit të zgjedhur të SHBA-ve Donald Trump për të nisur përpjekjet për zhbërjen e vendimit që e shpalli non grata.

Ende me sytë nga Trump, Berisha u shpreh se shpallja “non grata” do të ngelet në historinë e demokracisë si një njollë e zezë për ata që e vendosën.

“Siç kam theksuar, i gjithë problemi im dhe vendimi im për moslobim lidhej me ata që kryen grushtin e shtetit ndaj opozitës shqiptare. Me përpjekjen antidemokratike për të kontrolluar opozitën, kontrolluar kryetarin e saj, për ta shndërruar opozitën në një vegël të Edi Ramës.

Tani që ata dorëzojnë pushtetin, unë pres dorëzimin e pushtetit nga ana e tyre, që unë të filloj përpjekjet e mia për të paraqitur këtë akt që do të ngelet, në historinë e demokracisë, si një njollë e zezë për ata që e vendosën.

Pra nuk ka asnjë sekret që ne do të bëjmë të gjitha përpjekjet tona, por natyrisht duhet që administrata e presidentit Donald Trump të inaugurohet dhe të nisë punën në të gjitha institucionet”, deklaroi Berisha.

Lini një Përgjigje