Ditën e sotme nga ora 09:00 e mëngjesit, në selinë e PS-së është mbledhur Kryesia e Partisë ku është i pranishëm edhe kryesocialisti Edi Rama.
Në fokus të takimit janë zgjedhjet e 11 Majit 2025, ku do të bëhet analiza e punës së bërë deri më tani nga ana e Partisë Socialiste.
Një pikë e rëndësishme e takimit të sotmëm mes socialistëve është zëvendësimi i Blendi Gonxhes si drejtues qarku për Dibrën.
Gonxhe është zgjedhur të bashkëdrejtojë qarkun e Tiranës me Elisa Spiropalin, Erion Veliajn dhe Ogerta Manastirliun.
Në këtë mënyrë, Tirana do të ketë 4 drejtues qarku për PS-në, përballë Belind Këlliçit të PD-së për zgjedhjet e 11 Majit 2025. Ndërkohë, Blendi Goxhe pritet të zëvendësohet në Dibër nga Blendi Klosi, i cili përballë do të ketë drejtuesin e PD-së, Xhelal Mziun.
Në takim në fokus është angazhimi i strukturave të kësaj partie në lidhje me zgjedhjet parlamentare të 11 majit.
Rama ka kërkuar një angazhim më të madh të strukturave në terren dhe kryefjalë ka qenë fushata derë më derë me nisjen e takimeve me qytetarët.
Po ashtu, një tjetër pikë e diskutimit ka të bëjë me votën e diasporës dhe një punë më e madhe në këtë drejtim, kryesisht në identifikimin e të gjithë shtetasve shqiptarë që jetojnë jashtë vendit.
Kujtojmë se kryeministri Edi Rama ka zhvilluar disa takime me diasporën, përfshirë Selanikun, Athinë, Londër dhe SHBA.
Lini një Përgjigje