TAGS-AT E JAVËS

Politike 8 Dhjetor 2024, 15:17

Marshimi i PD, Noka: 8 Dhjetori nuk mund të jetë festë, në vend s'ka demokraci!

Shkruar nga Pamfleti

Marshimi i PD, Noka: 8 Dhjetori nuk mund të jetë festë, në

Deputeti i Partisë Demokratike Flamur Noka ka reaguar pas marshimit protestues të të rinjve të PD me rastin e 8 Dhjetorit.

Noka shkruan se "8 dhjetori nuk mund të jetë festë deri sa demokracia të rivendoset në këtë vend!". 

"Ne që lindëm nën diktature, vazhdojmë të luftojmë për demokraci! 8 dhjetori nuk mund të jetë festë deri sa demokracia të rivendoset në këtë vend!", shkruan deputeti i PD në rrjetet sociale. 

Forumi Rinor i Partisë demokratike marshoi sot nga “Qyteti Studenti” drejt kryeministrisë. Po ashtu pjesë e marshimit ishte edhe lideri i PD, Sali Berisha.

Në fjalën e tij, Berisha shpreh se regjimi, me propagandën e tij fliste çdo ditë për demokratizimin, por vriste çdo javë të rinjtë, duke vendosur diklaturën më të thellë të izolimit të tyre. 

Lini një Përgjigje