Më 8 Dhjetor 1990, një grup studentësh e pedagogësh të Universitetit të Tiranës, u bënë iniciatorë e protagonistë të protestave që sollën rënien e sistemit komunist dhe lindjen e demokracisë.
Shqipëria kujton sot një nga ngjarjet më të rëndësishme të historisë së saj kur 34 vite më parë nisi Lëvizja Studentore që solli demokracinë në vend.
Në përkujtim të “Ditës së Rinisë”, Forumi Rinor i PD-së do të zhvillojë një marshim këtë të diel në kryeqytet. Mësohet se marshimi do të nisë nga “Qyteti Studenti” për të vijuar drejt kryeministrisë.
Po ashtu pjesë e marshimit dot ë jetë edhe kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha. Këtë e pati konfirmuar disa ditë më parë vetë kryedemokrati.
“Organizimin e ka forumi rinor, e kanë të rinjtë. Kudo që janë jam me ta”, tha Berisha të enjten e 5 Dhjetorit pas mbledhjes me drejtuesit politikë të qarqeve.
8 dhjetori në Shqipëri është përcaktuar si festë kombëtare. Vendimi që mori Kuvendi i Shqipërisë në vitin 2009 kishte për qëllim përkujtimin e lëvizjes studentore të dhjetorit të 27 viteve më parë të cilët hodhën hapin e parë drejt vendosjes së pluralizmit në vendin tonë.
Në 8 dhjetor të vitit 1990 një grup studentësh e pedagogësh të Universitetit të Tiranës të cilëve iu bashkuan edhe banorë të kryeqytetit nisën protestat paqësore në qytetin Studenti. Fillimisht bojkotuan mësimin. Kërkesat e para u bënë për ndërprerjen e energjise elektrike, kushtet e vështira ekonomike që po kalonte Shqipëria në ato momente, kushtet tepër të vështira që kishin studentët në konvikte e në shkolla.Policia reagoi ndaj protestuesëve duke përdorur edhe dhunë. Pas kësaj studentët reaguan me kërkesa të tjera, ata kërkonin dënimin e dhunuesëve të studentëve dhe lejimin e pluralizmit. Ngjarjet pasuan njëra tjetrën deri në rrëzimin e pushtetit monist.
Lini një Përgjigje