TAGS-AT E JAVËS

Politike 8 Dhjetor 2024, 11:35

Dita Kombëtare e Rinisë, Spiropali: Idhujt e rremë të tranzicionit dhe fantazmat duhen lënë pas

Shkruar nga Pamfleti
Dita Kombëtare e Rinisë, Spiropali: Idhujt e rremë të
Elisa Spiropali

Kryeparlamentarja Elisa Spiropali ka dhënë një mesazh sot  për Ditën Kombëtare të Rinisë.

Në një reagim në Facebook, Spiropali e cilëson si ditë që ‘simbolizon pasionin e vajzave e djemve shqiptarë, si një faktor thelbësor ndryshimi, për ta kthyer Shqipërinë në familjen e saj natyrale’.

''8 Dhjetori, Dita Kombëtare e Rinisë, simbolizon pasionin e vajzave e djemve shqiptarë, si një faktor thelbësor ndryshimi, për ta kthyer Shqipërinë në familjen e saj natyrale.

Ajo thirrje e brendshme që buçiste së jashtmi, "E duam Shqipërinë si e gjithë Europa!", ishte më e fortë se çdo parullë, kongres, anti-miting, ishte, mbi të gjitha, esenca e vet historisë shqiptare në kontradiktën e të qenurit një nga bërthamat e vjetra të kontinentit, dhe njëkohësisht e ndarë përdhunshëm nga kjo përkatësi prej pushtimit osman dhe komunizmit totalitar.

Sot ecim më shpejt dhe jemi më pranë se kurrë Shqipërisë së ëndërrimtarëve dhe luftëtarëve të dhjetorit, në një proces intensiv negociatash, me objektivin e qartë Shqipëria në BE brenda vitit 2030.

Ecim drejt kësaj ëndrre, tashmë një realitet i prekshëm, duke lënë pas fantazmat e komunizmit dhe shëmbëlltyrat e këqija të tyre, idhujt e rremë të tranzicionit, bartësit e gjuhës së urrejtjes dhe përçarjes, minuesit e bashkëjetesës, të bashkuar në aspiratën tonë madhore!'', shkruan Spiropali. 

elisa spiropali dita kombëtare e rinisë

Lini një Përgjigje